
(FOTO) – Rafa Leao qetëson tifozët në rrjetet sociale: “Shihemi së shpejti”
Mesazhi në rrjetet sociale i Rafael Leao që premton diçka të mirë në kuadër të Euroderbit të Champions League
Fryma pezull në casa Milan. Skuadra e Stefano Piolit përgatit derbin e së mërkurës ndaj Interit në ankth, lidhur me kushtet e një lojtari themelor dhe qendror në formacionin kuqezi.
Ndryshe thënë Rafael Leao, sulmuesi klas ’99, i cili doli herët nga fusha dje gjatë ndeshjes kundër Lacios për shkak të një dëmtimi muskular. Një problem që me sa duket në që e nxori efektivisht Leaon nga ndeshja.
Padyshim ka shumë shqetësim për kushtet reale të sulmuesit anësor, i cili për fat duket se ka dalë nga fusha në kohë, menjëherë pasi ndjeu tërheqjen e muskullit. Por në orët e ardhshme Milani do të kryejë teste të tjera për Leao për të kuptuar kushtet reale të klasit ’99.
Leao, mesazhi qetësues për tifozët
Megjithatë, filtron optimizëm në Milanello. Të paktën sipas reagimeve të para të Stefano Piolit, i cili dje pas ndeshjes Milan-Lazio la të kuptohej se Leao ndihej mirë. Ndoshta një tregues se dëmtimi muskular nuk ishte aq i ekzagjeruar.
Një tjetër indicie ka ardhur nga vetë personi në fjalë. Leao ka publikuar një story në profilin e tij Instagram ku duket se qetëson tifozët e tij në kuadër të Euroderbit të dyfishtë.
Rafa Leao ka postuar një imazh të tij, gjatë nxehjes së djeshme në San Siro, me shkrimin “We go surf again soon”, i kompletuar me një emoji të sërfistit që përfaqëson ngazëllimin klasik të Leaos. Një lloj “shihemi së shpejti”, i cili duket se i qetëson shpirtrat e tifozëve përsa i përket gjendjes së futbollistit.
Tale messaggio potrebbe voler dire che Leao recupererà in tempo per il mach tanto atteso di mercoledì, il derby d’andata di Champions contro l’Inter. Ma chi è meno ottimista potrebbe anche pensare si tratti di un ‘arrivederci’ di Leao in vista di un futuro non ben identificato. Ogni dubbio verrà chiarito presto, non appena il numero 17 milanista svolgerà gli esami strumentali alla coscia destra.
Një mesazh i tillë mund të nënkuptojë se Leao do të rikuperohet në kohë për ndeshjen e shumëpritur të së mërkurës, në derbin e parë të Champions League kundër Interit. Por më pak optimistët mund të mendojnë edhe se është një ‘lamtumirë’ e Leao në funksion të një të ardhmeje të paidentifikuar. Çdo dyshim do të sqarohet shpejt.
Rikuperimi i Leaos është thelbësor për Milanin, jo vetëm për cilësitë teknike të futbollistit portugez. Por edhe për një çështje bestytënie; këtë sezon kuqezinjtë kanë luajtur 10 ndeshje pa Leaon që nga minuta e 1 dhe shifrat kanë rezultuar shumë të dobëta. Vetëm një fitore (kundër Monzës në ndeshjen e parë) më pas 4 barazime dhe 5 humbje midis kampionatit dhe kupave.
