Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

(FOTO) – Napoli-Milan, penalltia e Giroud duhej përsëritur: një tjetër gabim i bujshëm i VAR-it

Në minutën e 22-të të pjesës së parë, Milani pati mundësinë të kalonte në avantazh 1-0 falë një penalltie të realizuar nga Rafael Leao, i cili u rrëzua në zonë nga Mario Rui. Megjithatë, për fat të keq, goditja e Olivier Giroud u bllokua nga Alex Meret.

Megjithatë, penalltia duhej të përsëritej. Kështu, siç tregojnë pamjet e Sky Sport, brenda zonës ka pasur lojtarë napolitanë ku Giroud ka goditur topin. Pas pristjes së Meret, njëri prej tyre (Juan Jesus) ndërhyri për të marrë topin. E pabesueshme që në dhomën e VAR-it nuk e vunë re këtë episod dhe nuk e lajmëruan arbitrin Marciniak. Një dëm shumë i madh për Milanin.

Edhe në ndeshjen e parë arbitrimi i ndeshjes nuk ishte nga më të mirët, me dy penallti të mohuara për Djallin. Dhe avazi vazhdoi edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit në Bolonjë, ku Milani u dëmtua haptazi nga arbitri Davide Massa dhe nga VARi Marco Di Bello. Periudhë thjesht e pafat, apo kurdiset diçka tjetër kundër Milanit?

You might also like