Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Flakë apo kashtë, jo flakë në kashtë. Me Napolin çfarë i takon?

Për të pafundtën herë këtë sezon, Milani nuk arriti dot t’i japë vijimësi rezultati një paraqitjeje të shkëlqyer me një rezultat të shkëlqyer. Barazimi 0-0 ndaj Empolit, fryt i shumë e shumë mundësish të humbura kryesisht për shkak të abuzivitetit të Rebiç dhe Origi, në një farë mënyre e ka ridimensionuar disi fitoren e madhe 0-4 në “Maradona Stadium”.

Pak zjarr dhe pak kashtë

Ajo ndeshje ishte zjarr, dje ishte kashtë. Ashtu si zjarri në të dy ndeshjet kundër Tottenhamit dhe kundër Atalantës, ashtu edhe si kashta në janarin katastrofik dhe në marsin e dekoncentruar. E sigurt është që Milani shkatërrues i Skudetos dhe i bukur për t’u parë në pjesë të këtij sezoni nuk është më një flakë: skuadra është e fortë, ka vlera të rëndësishme si individualisht ashtu edhe kolektivisht, ka një trajner shumë të aftë dhe drejtësues solidë; “vetëm” se jo gjithmonë ia del t’i demonstrojë të gjitha këto në fushë, e mbi të gjitha për shkak të një qëndrimi mendor që shpeshherë është nën të nevojshmen.

Alternimi

Në rregullin e alternimit rosoner, kundër Napolit, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League të mërkurën, duhet të jetë rradha një ndeshje të zjarrtë. Magjepsja e kompeticionit dhe stimujt që rrjedhin prej saj duhet të përbëjnë garanci: rosonerët kanë treguar shpesh dhe me dëshirë se kanë një impakt të madh në ndeshje të mëdha, veçanërisht në ato evropiane, duke demonstruar përqendrim, kujdes dhe dëshirë për të ndikuar. Megjithatë, në kampionat, këto ulje-ngritje nuk mund të pranohen më: Pioli pati folur për 10 ndeshje (tani 9, ed) që janë secila një finale dhe finalet, dihet, duhen përballuar me zjarr dhe jo si kashtë.

You might also like