Milanistat, emocionet kuqezi

FatalBolonja, jo FatalVerona. Milani vërtetë pa kampionë, por është skuadra më e madhe nga të gjitha. Dhe Ibra duhet të rinovojë

News

Me gjithë respektin për ata që ëndërronin FatalVeronën e tretë në historinë rosonere, historia e këtij kampionati duket se ka përjetuar kthesën e saj vendimtare në FatalBologna, këtë herë me ngjyrat nerazurre.

Duke fituar “rikuperimin e mosmarrëveshjes” në shtëpinë rosoblu, Interi në fakt do të kishte mbi gjoks të qëndisur yllin e dytë dhe por sot, tifozët interistë me sa duket duhet të pranojnë se janë kushërinjtë ata që jo vetëm që do ja shkulin nga gjoksi yllin e fituar një vit më parë, por edhe simbolin tringjyrësh. Në Verona, njerëzit e Piolit dëshmuan edhe një herë se dinë të jenë më “skuadër” se gjithë të tjerët.

Këtë vit Milani është përballur me një mijë peripeci, nën formën e dëmtimeve zinxhir dhe të bollëkut të gabimeve arbitrare, por Pioli nuk ka bërë kurrë ndonjë dramë. Dhe nuk kërkoi kurrë alibi. Kjo ishte forca e madhe e “ekipit”.

Kjo forcë në fushë është përkthyer në formën e lojës. Aksionet sulmuese të para në Veronë, trekëndëshat në shpejtësi, mjeshtëria e 3 golave ​​treguan jo vetës se Milani nuk përbëhet nga kampionë të mëdhenj, por edhe se si arrin të ketë një lojë të jashtëzakonshme kolektive. Golashënuesi më i mirë sezonal i Milanit për momentin është Leao, një ndërlidhës i shkëlqyer, por sigurisht jo një goleador.

Golashënuesi i dytë më i mirë është Ibra, me shumë dëmtime, me pak ndeshje, të luajtura në moshën 40-vjeçare. Në fakt, rosonerët janë në krye të klasifikimit pa pasur as sulmin më të mirë dhe as mbrojtjen më të mirë. Për të arritur në këtë primat golat u shënuan nga të gjithë, pak por të gjithë. Në Verona ndërtoi Leaon dhe shënoi Tonalin, vendimtar edhe në Olimpico në të 93-ën. Por aksionet me të cilat rosonerët mbërritën anëve të Montipòs ishin shprehje e një manovre ekselente kolektive.

Pavarësisht nga interpretuesit. Kam parë trekëndësha në shpejtësi, Calabria-Tonali-Calabria, madje dhe Florenzi-Messias-Florenzi, kam parë kundërsulme të orkestruara nga Saelemakers dhe Tomori. Pashë një lojë kolektive që bëri të dukeshin kampionë, ata që kampionë nuk janë. Dhe është falë asaj loje dhe asaj shpirti ekipor që Milani ka kapërcyer momentet e emergjencës së madhe dhe fazat e kampionatit me vështirësi të mëdha.

Pas fitores në Veronë, Pioli na ka kujtuar se nga ku nisi ky Milan, pra nga ‘manita’ poshtërues e pësuar në Bergamo para Krishtlindjeve 2019. Ishte një Milan dhe është një Milan që nuk mund të dilte nga kriza duke blerë kampionë të mëdhenj. Mori vetëm një, në rrugë perëndimit të tashmë të nisur, dhe rreth tij ndërtoi një ekip, fillimisht në seli dhe më pas në Milanello, rindërtoi një mentalitet dhe falë atij mentaliteti ka rilidhur fijet e historisë.

Një mentalitet që ka rindezur përkatësinë me fanellën dhe kulturën e punës. Dhe në këtë humus ka krijuar kushtet më të mira që disa lojtarë të rinj të mirë të bëheshin lojtarë fitues, ndoshta jo kampionë, por fitues. Kjo është ajo që duhet bërë me të rinjtë.

Dy njerëzit vendimtarë në Verona janë demonstrimi më i lartë i kësaj rruge evolutive, të dëshiruar fort nga Boban dhe Maldini e më pas të çuar përpara nga Maldini, Massara, Pioli dhe Ibra.

Një lojtar me potencialin e Leaos duhej pritur, kultivuar, korrigjuar dhe vlerësuar. Për periudha të gjata të këtij kampionati, portugezi i padëshirë dhe dembel ka qenë absolutisht i pandalshëm për të gjitha mbrojtjet kundërshtare. Dhe Verona ishte vetëm demonstrimi më i fundit. Në 3 vite si rezervë e një Milani në mesrendidje, është kthyer në njeriun merkato, të shënjestruar nga të gjitha ato skuadra që synojnë të fitojnë Champions League.

Tonali, që nga një ish breshian i dhuroi vetes ditëlindjen e tij më të bukur në Verona, ka përjetuar një eksperiencë të njejtë. Vitin e tij të parë te Milan e përjetoi më shumë me hije sesa drita, por ishte normale për një djalosh klas 2000. Dhe i mjaftoi vetëm një sezon praktikë për t’u shndërruar një nga mesfushorët më të mirë në Serie A.

Kështu shembujsh mund të japim për të gjithë përbërësit e organikës, e një e organike që, ritheksojmë, nuk ka kampionë, por që ka treguar edhe një herë se shpesh ose pothuajse gjithmonë në futboll fiton kush luan si skuadër. Një leksion i rëndë që Milani e pati harruar 10 vjet më parë, kur pa skudeton e 19-të t’i zvanitej përballë Juventusit të Contes. Pikërisht ai skudeto i 19-të që tashmë mund të fitohet kundër Atalantës të dielën.

Pikërisht asaj Atalante që në mënyrë traumatike i dha rrugë rilindjes rosonere. Në këtë rrugë të virtytshme, rolin e protagonistit e ka recituar Ibra. I njëjti Ibra që në skudeton e humbur të 2012-ës kishte kontribuar me zënkat në brendi të dhomave të zhveshjes dhe që më 2019-ën u rikthye për të “bërë skuadrër” brenda dhe jashtë fushës. Dhe është bukur që është pikërisht ai që ndreq historinë dhe do ia kthejë Milanit atë skudeto që e humbi 10 vjet më parë, një skudeto që “ka bërë një xhiro të pafundtë dhe tani po rikthehet”. Më 2022, në Verona, me dopienën e 22-vjeçarir të freskët Tonali.

Po e mbyll me një përshtypje timen: të gjithë janë të bindur që Ibra do të tërhiqet në fund të këtij sezoni, ndërsa unë them që pasi të përfundojë kampionati, sidomos nëse gjithçka shkon në mënyrën e duhur, zgjatja për një sezon tjetër është gati. E meriton. Sepse dy vjet më parë ishte ka qenë i vetmi që ëndërronte objektivin që është duke arritur.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe