Milanistat, emocionet kuqezi

Është ëndrra e tifozëve: “Vetëm Mbappè është më i mirë”; I përzgjedhuri; Lëvizja e parë e pronësisë së re; Derbi i rradhës në merkato; Allegri do bomberin rosoner; Një qendërsulmues hua; Vazhdojnë refleksionet

News

Tifozët rosonerë mund të qëndrojnë të qetë, vitin tjetër do të jetë sërish Milani skuadra për t’u mundur. Pavarësisht se nuk konsiderohet, nga shumë njerëz të fushës, si skuadra më e mirë në Serie A, edhe pse ka skudeton, skuadra rosonere është gati të bëjë biz edhe sezonin e ardhshëm.

Si do t’ia arrijë një sipermarrje të tillë? Duke mbajtur arkitektët e këtij viti magjik, zëvendësimi sa më i mirë i lojtarëve në largim (shih Kessie dhe Romagnoli) dhe ndërhyrja me disa blerje cilësore në rolet e konsideruara më të dobët.

Në këtë pasqyrëm tonë të zakonshëm mbi rosonerët, do t’ju tregojmë lajmet më të fundit të merkatos nga këndvështrimi i Milanit, për verën që po fillon e që mund t’i emocionojë mbështetësit e Djallit pothuajse aq sa fitorja e titullit të 19-të. Por pa humbur kohë, le të fillojmë menjëherë me lajmin e parë.

1. Allegri do bomberin rosoner

Sipas asaj që raporton La Repubblica, Max Allegri do t’i kishte kërkuar klubit të Juventusit që të bëjë një përpjekje për Oliver Giroud si zëvendës Vlahoviç.

Trajneri i Zonjës së Vjetër kërkon një bomber ekspert, me të njëjtat karakteristika si francezi, fitues i freskët i trengjyrëshit me Milanin. Sipas mendimit tonë është një lajm që nuk ka bazë dhe është më shumë një dëshirë e ndokujt. Francezi ka një kontratë me Djallin deri më 2023 dhe synon ta respektojë atë.

2. Një thesar i papritur

Newcastle e ka seriozisht për Lucas Paqueta. Sipas The Times, Magpies do të ishin gati të vendosnin 60 milionë euro në pjatë për fantazistin brazilian të Lionit.

Dhe nga shitja e mundshme e futbollistit mund të gëzohej edhe Milani, që në këtë rast do të mund të përfitonte përfitonte 15% të rishitjes. Kështu, nëse operacioni do të realizohej, klubi milanist do të arkëtonte rreth 9 milionë euro.

3. Derbi i rradhës në merkato

Dy klubet milaneze po luftojnë për Asllanin nga Empoli. Gazzetta dello Sport konfirmon se Inzaghi do ta dëshironte shqiptarin menjëherë si zëvendës Brozovic.

Ndërsa synimi i Milanit do të ishte blerja e menjëhershme e mesfushorit klas 2002 dhe lënia e tij edhe për një vit tjetër në huazim te klubi toskan. Për momentin kjo zgjidhje do të ishte më e vlerësuara nga Presidenti Corsi.

4. Qendërsulmues hua

Ideja Romelu Lukaku për ta rikthyer në Itali mbetet gjallë. Sigurisht që është një rrugë e komplikuar, por Corriere dello Sport pretendon se Maldini do të bëjë një tentativë për ta marrë sulmuesin belg në formë huazimi. Por ish nerazzurri do të duhet të shkurtojë ndjeshëm pagën në mënyrë që marrëveshja të realizohet.

Rikthehet aktuale edhe hipoteza e huazimit për një tjetër dëshirë të vjetër të Maldinit. Bëhet fjalë për atë Luka Jovic që ka qenë pranë kuqezinjve praktikisht në të gjitha seancat e merkatos. Pista që të çon te 24-vjeçari serb mund të ndizet nga njëri moment në tjetrin.

5. I përzgjedhuri

Milan po ndjekur prej kohësh Charles De Ketelaere, xhevahirin 21-vjeçar të Bruges. Tetëmbëdhjetë gola dhe 10 asiste këtë sezon për të djaloshin belg, i cili sipas ekspertit të merkatos Pedullà është një nga të preferuarit e Paolo Maldinit.

Vlera e lojtarit rrotullohet tek 30 milionë euro dhe konkurrenca e fortë nga klubet angleze nuk ndihmon. Megjithatë, në ditët në vijim, pritet një kontakt mes klubit milanist dhe shoqëruesve të sulmuesit të talentuar, i cili në të kaluarën ka thënë se ishte entuziast për mundësinë që të vishej me ngjyrat rosonere.

6. Vazhdojnë refleksionet

Nuk është vendosur ende e ardhmja e Junior Messias, protagonistit i një sezoni të luhatshëm me Milanin. Drejtuesit e vlerësojnë futbollistin njerëzisht dhe teknikisht, por 5 milionë për shpagimin janë shumë.

Duke parë rënien e Crotone-s në Serie C, Maldini dhe Massara do të përpiqen të bëjnë një ofertë më të ulët, të vetëdijshëm se fantazisti brazilian nuk ka ndërmend të rikthehet në Kalabri.

7. Lëvizja e parë e pronësisë së re

Gazetari i mirënjohur Carlo Pellegatti, në kanalin e tij në YouTube, ka dashur t’i japë një këshillë pronarit të ri të mundshëm Milanit: “Nëse mund t’ia sugjeroja lëvizjen e parë Gerry Cardinale-s, do të thoja se blerja më e madhe do të ishte rinovimi i Leaos deri më 2027”.

Vazhdon Pellegatti: “Në fillim isha super kritik me portugezin, por tani ka vetëm Mbappè është më i mirë se Leao”. Me krahun e majtë fenomenal të përbërë nga Theo dhe Leao, rosonerët mund të ëndërrojnë të jenë protagonistë edhe në Champions League.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe