Milanistat, emocionet kuqezi

E zbulon Di Marzio: “Po kërkon shtëpi në Milano!”

253
News

Vazhdon në mënyrë komplekse merkato Milan. Në kërkim të vazhdueshëm për një mesfushor sulmues, të gjitha rrugët të çojnë te Charles De Ketelaere, futbollist belg në pronësi të Club Brugge. Negociatat vazhdojnë prej kohësh në një seancë që lulëzon me telenovela të vërteta në shtëpinë rosonere. Ngadalësimet për shkak të vështirësisë për të arritur një akord me kampionët belgë mbeten, por klasi 2001 i ka idetë e qarta: do të veshë fanellën e Milanit për sezonet e ardhshme.

Maldini dhe Massara kanë prej kohësh një akord me futbollistin që i ka thënë po projektit dhe mezi pret të nisë aventurën e tij në Milano. Rosonerët e kanë siguruar tashmë se do të luajë një rol të rëndësishëm dhe mesfushori i ri sulmues mezi po pret të vijë. Në kokën e tij është vetëm Milani dhe po bën gjithçka për t’i konvertuar kërkesat e skuadrës së tij në një aferë që ende nuk është zhbllokuar për shkak të distancës ndërmjet kërkesës dhe ofertës. Mirëpo sinjale të tjera të rëndësishme vijnë në këtë drejtim. Sipas asaj që është zbulua nga Gianluca Di Marzio, nëna e futbollistit ka vizituar tashmë Milanon me synimin për të gjetur një shtëpi për të birin.

Ideja e futbollistit është e qartë, tani i takon Milanit të arrijë të gjejë marrëveshjen e duhur me drejtuesit e Bruges për të mbyllur aferën. Vështirë që futbollisti të qëndrojë në Belgjikë edhe një vit, ai po shkon drejt ndarjes përfundimtare me klubin dhe është pikërisht mbi vullnetin e futbollistit që Maldini dhe Massara po mbështeten për të bindur Bruges që ta shesë në kushtet e diktuara nga drejtuesit rosonerë. Një negociatë që po ecën ngadalë dhe që ka regjistruar deri tani vetëm tymnajë gri. Përditësimet priten të jenë shumë të shpejta, por belgët nuk mund ta tërheqin shumë litarin. Tymi i bardhë mund të vijë, mbi të gjitha sepse De Ketelaere ëndërron San Siron, ashtu siç ëndërrojnë tifozët ardhjen e tij në kryeqytendrën milaneze.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe