Milanistat, emocionet kuqezi

E shesin 40 milionë euro! Një aferë e vështirë, por jo e pamundur

News

Paolo Maldini ishte shumë i qartë në intervistën dhënë për La Gazzetta dello Sport. Milan ka nevojë për disa përforcime niveli për t’u konsoliduar në Serie A si dhe për të qenë protagonist në Champions League.

Por, disa goditje kushtojnë ndaj duhet kuptuar se cili do të jetë buxheti për merkaton verore të Milanit. Drejtori teknik mezi pret të flasë me dikë nga amerikanët e RedBird, që shpejti duhet të bëhen pronarët e rinj të klubit. Sigurisht që nuk do të bëjmë blerje të çmendura, por sodoqoftë, disa investime po presin.

Llogaritë po përmirësohen dhe duhet të ketë pak më shumë hapësirë ​​për manovrim në fushatën e blerjeve. Rezultatet sportive të marra, në veçanti skudeto, duhet të tërheqin sponsorë të rinj si dhe të bëjnë të mundur ridiskutimin e kushteve ekonomike të akordeve të arritura deri më tani me partnerët aktualë.

Goditja Zaniolo: çmimi

Milani ka nevojë të përforcohet në çdo repart dhe gjatë këtyre javëve janë disa emrat e afruar me skuadrën e Stefano Piolit. Mes tyre është edhe ai i Nicolò Zaniolos, fituesi i freskët i Conference League në Tiranë me Romën. Numri 22 i giallorosëve mund të luajë anësor i djathtë sulmues, mesfushor sulmues e madje edhe si sulmues i dytë. Përveçse ka cilësi të shkëlqyera teknike, është edhe taktikisht i përdorshëm.

Kontrata e tij skadon në qershor 2024 dhe pa rinovim do të largohet që në sesionin e ardhshëm të merkatos verore. Klubi kryeqytetas nuk dëshiron të rrezikojë të arrijë me lojtarin në një vit nga skadenca dhe të përfitojë më pak të ardhura se sa duke e shitur në korrik-gusht 2022. Drejtori sportiv Tiago Pinto duhet të takojë Claudio Vigorelli, agjentin e Zaniolos, për të folur për të ardhmen e tij.

Sidoqoftë, Corriere dello Sport sqaron se nëse do të vinte një oferta mbi 40 milionë euro, Roma është gati ta shesë futbollistin. Këtë ai ia ka komunikuar edhe lojtarit, i cili nuk pëlqehet vetëm nga Milani. Për të janë të interesuar edhe Juventusi dhe Napoli. Për momentin nuk ka asnjë propozim konkret, por në javët në vijim mund të dalin bëjnë përpara edhe klube të tjera.

Roma në verë duhet të bëjë disa shitje, duke mos pasur një bilanc të shëndetshëm ndaj Zaniolo mund të jetë i “sakrifikueshëm” pasi kjo do t’i mundësojë kryeqytetasve të përfitojnë goxha nga shitja e tij. Duke konideruar që 15% e shumës së shitjes do të shkonte te Interi, nga i cili e kanë marrë giallorosët. Për José Mourinhon nuk është një element i paprekshëm ndaj e ardhmja e talentit italiane mund edhe të jetë larg kryeqytetit.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe