Milanistat, emocionet kuqezi

Ë padëgjuar më parë: Mbi 200 mijë kërkesa për bileta, për Milan-Atalanta, sa tre San Siro bashkë

News

Vala rosonere që shoqëroi Milanin në Verona, gjashtëmbëdhjetë mijë tifozë në udhëtim, është bërë një tufan i vërtetë: kundër Atalantës, ndeshjen e fundit në shtëpi, shtatëdhjetë e pesë mijë vendet në San Siro tashmë janë përcaktuar. Por duke parë kërkesat e ardhura nga klubi dhe shoqatat e tifozëve, mund të mbusheshin tre stadiume të tëra.

Euforia është tronditëse sepse nuk bëhet fjalë thjesht dhe vetëm për lamtumirën e fundit të ekipit, por mund të shënojë fillimin e festimeve skudeto: do të ndodhte nëse Pioli mund Gasperinin e nëse Interi largohet nga Cagliari pa fituar, ose me një barazim rosoner dhe humbje nerazurre. Një kombinim për të cilin për besëtytni askush nuk dëshiron ta mendojë, gjëja e rëndësishme ndërkohë është të jesh aty, në stadium: biletat kanë qenë në shitje që nga 1 prilli i kaluar, kur të mendoje për një kokë më kokë midis milanezeve për titullin e kampionit mund të dukej si një shaka.

Radha nëpër sportele ka qenë e menjëherëshme dhe e vazhdueshme, ashtu si edhe rradhët virtuale për blerjet online. Besnikët rosonerë, abonentët e vjetër dhe mbajtës e kartës Cuore Rossonero, kanë patur mundësinë ta siguronin biletën edhe falë një liste çmimesh të dedikuara. Shitja e lirë shpërbleu ata më optimistët. Prej ditësh San Siro ka varur tabelën “sold out” dhe nuk ka qenë e vetmja.

KËRKESA TË ÇMENDURA

Websiti i shoqatës italiane MilanClub e hap faqen e tij kryesore me një njoftim: biletat për ndeshjen kundër Atalantës jnë të gjitha të shitura. Shkruar me gërma kapitale dhe shoqëruar me një sërë pikëçuditësesh. Më pas një apel: “Ju kërkojmë të mos telefononi në sekretari. Thirrjet e vazhdueshme vetëm sa vënë në vështirësi të gjitha veprimet për menaxhimin e ndeshjes. Po bëjmë të pamundurën për t’ju ndihmuar të gjithëve”. Më pas një shpjegim i detajuar drejtuar klubeve të anëtarësuara: “Kemi marrë kërkesa të çmendura!!! Prandaj ju kërkojmë të pranoni aq sa do t’ju caktohet dhe të kuptoni shqetësimin tonë. Dorëzimi i biletave është bërë sipas kritereve të mëposhtme: numri i abonimeve sezonale 2019- 2020; numri i biletave të kërkuara gjatë sezonit aktual në ndeshjet jo-kartele; prezenca e klubeve në transfertë”.

Apel që pjesërisht nuk është dëgjuar: centrali i selisë vazhdon të jetë i përmbytur nga telefonatat. Edhe orët e fundit pavarësisht deklaratës: Të gjitha të shitura. T’i kënaqesh të gjithë do të nënkuptonte plotësimin e mbi dyqind mijë kërkesave. Praktikisht, kapaciteti i San Siro shumëzuar me tre. Nuk përjashtohet që një pjesë e tifozëve që nuk do të mund t’i kalojë dot portat, të mblidhen në sheshin përpara stadiumit: një mënyrë për të ndarë tensionin e sfidës së madhe dhe gjithsesi për të qëndruar pranë skuadrës.

HOMAZHI I GAZIDIS

Një mbështetje që Pioli dhe lojtarët e kanë nënvizuar me mirënjohje që në fillim të sezonit. Dje një homazh për besnikërinë dhe ngrohtësinë e tifozëve erdhi edhe nga CEO. Gazidis. Duke folur në kanalin Rossoneri Twitch, ka dashur të thoshte se “nga zemra, falënderoj tifozët tanë. Të dielën në San Siro do të arrijmë një milion prezenca nga fillimi i sezonit: është e pabesueshme, është një mbështetje që na ka dhënë forcë të madhe. Ky sezon nuk do të ishte i mundur pa këtë ndjenjë uniteti. Kështu gjithçka është e mundur: kemi përpara nesh sfida të vështira, por njëkohësisht kemi besim. Lojtarët janë të përqendruar ashtu si Pioli: Stefano është gjithmonë i qetë, është një njeri i madh, një person i veçantë”.

Vala rosonere do të vijë nga shumë larg. Të dielën priten mbi dhjetë mijë tifozë nga jashtë, për një total prej 148 kombësishë të ndryshme dhe rreth 450 Fan Club nga e gjithë bota. Tifozë do të vijnë edhe nga Australia. San Siro do t’i mirëpresë të gjithë, të bashkuar vetëm nga pasaporta kuqezi. Dy krahë turmash do të përcjellin kalimin e autobusit deri në hyrje të garazhit të stadiumit. Një dashuri që do t’i shoqërojë më pas Piolin dhe lojtarët në fushë dhe gjatë gjithë ndeshjes. Për të shtytur ekipin drejt ëndrrës dhe në ëndrra ka vend për të gjjithë.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe