Milanistat, emocionet kuqezi

E bujshme, ndryshon gjithçka: ja vendimi i Maldinit

199
News

Ngjarjet e fundit kanë bërë që drejtori teknik i rosonerëve të bëjë një zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen

Situata ka filluar të bëhet paksa e bezdisshme. Në anën tjetër e Naviglios, Biscione po ecën me forcë drejt emrave të nivelit të lartë (edhe nëse pashmangshmërisht do t’i duhet të sakrifikojë pjesë të çmuara të skuadrës), ndërsa në casa Milan gjithçka hesht, ose pothuajse.

E vetmja siguri ka të bëjë me Divock Origi. Siç raporton Sky Sport, në fakt, javën e ardhshme qendërsulmuesi belg do të zbarkojë në Milano për ekzaminime mjekësore. Ish Liverpooli ka dashur të shtynte gjithçka vetëm për të kompletuar rikuperimin nga dëmtimi i fundit.

Ndërkohë, Maldini dhe Massara janë ende në pritje për të firmosur rinovimin dhe disa negociata po ngecin edhe për këtë arsye, por jo vetëm. Drejtori teknik i rosonerëve do të kishte marrë një vendim të rëndësishëm përsa i përket ngjarjeve të fundit.

Maldini ka vendosur

E zbulon gazetari i njohur Alessandro Jacobone, për mikrofonat e CMIT TV, ku foli edhe për ndryshimin e pretenduar të kursit: “Noa Lang flet shumë? Ju konfirmoj se sjellja e tij po i bezdis drejtuesit rosonerë. Lojtarë të tjerë janë përjashtuar nga Milani për disa lloj qëndrimesh. Maldini i ka shumë për zemër këto etiketa. Holandezi i ri është mjaft i hapët, i shoqërueshëm, qesharak, zbavitës por ka një kufi”. Kjo do të thotë se si objektivi i parë për repartin e avancuar, Noa Lang rrëshqet shumë prapa në hierarki.

Shkurtimisht, disa deklarata prej mburraveci të hollandezit nuk janë pëlqyer aspak nga drejtuesit e klubit dhe dikush do të mendonte të përqëndrohej më shumë tek shoku i skuadrës së Noa Lang, ai Charles De Ketelaere, që mesa duket është ëndrra e ndaluar e Djallit nga 2020. Jacobone shpjegon: “Klasi 2001 i Bruges vlerësohet shumë nga Maldini dhe Massara. Për momentin oferta është 30 dhe kërkesa 40. Besoj se me 30 plus bonuse mund të mbyllet. Fantazisti i ri në Belgjikë fiton vetëm 900 mijë euro, në Milano do ta kishte rrogën dyfish. Do të jetë e rëndësishme për të mbajtur disa kosto. Milani ka një strategji të qartë. Të tjerët shkojnë zigzage”.

Së fundi komenti për Zaniolon: “Nëse Roma kërkon 50 milionë, nuk mund të ketë negociata. Maldini është sponsor i Zaniolos, ndërsa Massara është i përqëndruar te De Ketelaere”.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe