Milanistat, emocionet kuqezi

E bujshme, gjithçka ka mbaruar? As që bëhet fjalë!

News

Tifozët nga e gjithë bota po përgatiten të hyjnë në vorbullën e merkatos që do ta bëjë edhe më të nxehtë sezonin veror.

Ëndrrat dhe shpresat përcillen në fushatën e merkatos së korrik- gushtit, që duhet t’i mundësojë klubeve të rrisin vlerën e tyre teknike.

Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm për faktin se ndonjëherë, edhe një goditje e madhe që praktikisht konsiderohej e mbyllur mund t’i lënë papritmas vendin zhgënjimit. Ndaj dhe lajmet më të fundit që mbërrijnë e që kanë të bëjnë me Milan, personalisht për ne janë mjaft shqetësuese, në këtë kuptim.

Situatë komplekse

I premtuar prej muajsh, Sven Botman mund të vazhdojë pabesueshmërisht karrierën e tij por jo te Milani. Ka disa javë që ardhja e mbrojtësit të fortë të Lille në kryeqendrën lombarde jepet si e padiskutueshme. Rreth 30 milionë për klubin francez dhe një kontratë 5-vjeçare prej 3 milionë eurosh për klasin 2000, i cili në mendjen e Maldinit duhet të rreshtohej në krah të Tomorit sezonin e ardhshëm.

Por, ç’mëkat që situata nuk është edhe aq e qartë dhe e drejtë siç thuhet. Vetë drejtori teknik i rosonerëve ka bërë të kuptohet se negociatat nuk kanë vazhduar kohët e fundit sepse klubi është i përqëndruar në çështjen delikate të transferimit të pronësisë së klubit. Një element tjetër që e ka komplikuar situatën ka qenë edhe rikthimi bombë i Newcastle mbi lojtarin.

Gazetari i mirënjohur dhe ekspert i merkatos Daniele Longo, në profilin e tij Twitter, raporton për një ofensivë shumë të fortë të Magpies që do të kenë vënë në pjatë një ofertë shumë më të lartë si për Lille ashtu edhe për Botman. Qendërmbrojtësi holandez ka thënë gjithmonë se dëshiron t’i japë përparësi Milanit, i cili, ndryshe nga Newcastle, do të luajë Champions League. Por as ai nuk mund të presë në pafundësi një lëvizje konkrete nga klubi i milanistëve. Rreziku që çështja korporative mund të ndikojë në aferën Botman është real. Shpresojmë që lajmet e fundit, të cilat flasin për closing përfundimtar të  shitjes së klubit javën e ardhshme, të mund të bëhen realitet. Në mënyrë që të sistemohet gjithçka dhe për ta mirëpritur mister 30 milionë te Milanello.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe