Milanistat, emocionet kuqezi

E ardhmja e pasigurtë, Milani po e pret: por duhen 70 milionë

News

Duket se do të ketë disa të reja në lidhje me të ardhmen e një prej lojtarëve më të mirë të Serie A, e ardhmja e të cilit deri më tani ka qenë mjaft e pasigurtë. Por një pikë kthese mund mbërrijë javët e ardhshme.

Do të jetë një seancë merkatoje shumë interesante verën e ardhshme, me disa lojtarë të nivelit të lartë që janë në pikëpyetje me ekipet e tyre, dhe që madje mund të ndryshojnë edhe fanellë. Disa lëvizje të rëndësishme priten në Serinë A, me Milanin që vazhdon të monitorojë zhvillimet në lidhje me disa talente të skuadrave të mëdha italiane. Mbi të gjitha është një lojtar që po bën të flitet shumë për të dhe që rreth një muaj më parë u afrua edhe te kuqezinjtë. Po flasim për xhevahirin e Romës, Nicolò Zaniolo, për të cilin ka disa të reja të rëndësishme.

Kuqezinjtë do ta merrnin me kënaqësi në Milano, ashtu siç Juventusi do të donte ta tërhiqte zvarrë për në Torino, por duhet të presim të paktën fundin e sezonit. Giallorosët në fakt do të impenjohen më 25 maj në Tiranë për finalen e Conference League kundër Feyenoordit, arsye për të cilën është e ndaluar të shpërqendrohen me merkaton.

Por, ndërkohë, siç raporton Gazzetta dello Sport, tani zgjatja e kontratës së mesfushorit me skuadrën giallorose duket më e mundshme, por është e qartë se klubit kryeqytetas do t’i duhet të bëjë përpjekje ekonomike për të arritur në shifrat që kërkon klasi ’99. Kontrata e Zaniolos skadon më 2024, por nevojitet që lojtari të blindohet në mënyrë për të mos u gjendur në situata të pakëndshme seancat e ardhshme të merkatos. Kështu, pas një viti lojtari do të ishte 12 muaj nga skadenca dhe Friedkin duan absolutisht ta shmangin.

22-vjeçari mbetet një objektiv, siç shpjeguam më lart, për shumë skuadra. Rinovimi për momentin është opsioni i parë, vetëm në rast se vjen ndonjë ofertë marramendëse: Gazzetta flet madje për 70 milionë euro, një shifër realisht e lartë që efektivisht asnjë klub në Serie A nuk është i gatshëm ta shpenzojë. Javët në vijim, afera sigurisht që do të ketë zhvillime të rëndësishme, në një kuptim apo në një tjetër.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe