Milanistat, emocionet kuqezi

E ardhmja e Maldinit është e paqartë: Redbird nuk i kapërcen fjalët e drejtuesit rosoner

News

E ardhmja e Paolo Maldinit në Milan nuk duket aspak e qartë: Redbird, në fakt, nuk i ka pëlqyer deklaratat e drejtuesit në medie

Tërmeti Maldini. Corriere della Sera bën një analizë të deklaratave të drejtorit të zonës teknike të dhëna dje për Gazzetta dello Sport. Ish kapiteni në thelb kundërshton dy gjëra: mungesën e rinovimit të tij dhe Massarës si dhe mungesën e qartësisë për të ardhmen e klubit.

Shitja e klubit po shkakton probleme në merkato. Maldini mban mbi supe peshën e miliona milanistëve dhe objektivi i tij është të ngrejë stekën: “Me dy ose tre firma të rëndësishme mund të konkurrojmë për diçka më të madhe në Champions League. Për momentin nuk kemi mundësi financiare për të menduar në për një kapërcim në cilësi. Edhe sepse jemi në një fazë tranzicioni”.

Është pikërisht kjo çështja. Me ndryshimin të pronësisë në vazhdim, nuk është e mundur të firmoset rinovimi, por Maldini, sipas asaj që shkruan gazeta, është vënë në dijeni të shitjes së klubit. Ishte folur për një rinovim praktikisht të padiskutueshëm si për të ashtu edhe për Massarën, por gjërat nuk janë më ashtu. Drejtori i zonës teknike nuk dëshiron të bëjë namin apo të japë ultimatume, por fjalët e tij sigurisht që kanë prishur atmosferën skudeto.

Redbird-it nuk i kanë pëlqyer këto deklarata, ashtu si edhe Elliott, edhe pse në këto orë nuk ka dalë asnjë lajm. Fjalët e Maldinit gjykohen si të parakohshme dhe të pavendta pikërisht sepse jemi në një fazë vendimtare për ndryshimin e pronësisë. Closing do të bëhet brenda disa ditësh. Drejtuesi gjithashtu ka kontestuar edhe se projektim stadium dhe edhe ky detaj nuk ndihmon. Të shohim se çfarë do të ndodhë, por e ardhmja e Maldinit është e gjitha për t’u vendosur.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe