Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Dygolëshi i Leaos hedh Leçen në tapet: Milani mbërthen vendin e katërt

Dy shpërthime rrufe për të larguar fantazmat dhe për t’u rikthyer te fitorja. Leao shndërrohet edhe një herë në the man of the matchn – lojtarin e ndeshjes, shënon dy gola dhe shtrin Leçen në tapetin e San Siros, duke i ofruar Piolit disa dhurata: e para, fitorja numër njëqind që kur drejton Milanin, e dyta është parakalimi i Interit, fitues sot ndaj Empolit. Goditje dhe kundërgoditje me aromë derbi. Edhe sepse San Siro e sotme i paraprin asaj që do të shohim në gjysmëfinalen e Championsit: më shumë se 72,000 tifozë në stadium.

PENALLTI E ANULLUAR

Milani i pjesës së parë u shfaq tip “dua, por nuk mundem”, i ndalur nga muri i Leçes i ngritur nga Baroni dhe i vëzhguar nga Baschirotto dhe Umtiti, të cilët bllokuan një Rebiç, nga fillimi në fund të ndeshjes. Kroati është i humbur, asnjëherë vendimtar, luan vetëm në krah. Një i afërm i largët i zgjidhësit të situatave Ante që shihnim dy vjet më parë. Kuqezinjtë përpiqen të godasin ndryshe. Tonali provon me të djathtën nga jashtë në minutën e 10-të, më pas Chiffi bën San Siron të mbajë frymën. Në minutën e 13-të – pas një kombinimi të bukur në të majtë mes Theos dhe Leaos – jep një penallti për Milanit pas një faulli të Baschirotto ndaj francezit, i cili pati zbritur në fushë me flokët ngjyrë rozë shocking, të kombinuara me ngjyrën e këpucëve. Qendërmbrojtësi i Leçes këmbëngul shumë herë se ka goditur topin dhe këtë e bën me qetësinë e dikujt që e di se ka të drejtë. Theo përgjigjet, tregon pikën e njëmbëdhjetë metërave, por Chiffi rishikon gjithçka në Var. Dhe Baschirotto “fiton”: nuk ka penallti.

MJAFTON LEAO

Lecce merr frymë por edhe zemër dhe pothuajse ngrin Maignan në ’19. Një kros i Gendrey nga krahu i djathtë, i çliruar nga Kruniç dhe Banda nga gjashtë metra larg mund vetëm ta shtyjë topin. Anësori i bllokuar disa herë nga Kalulu, kësaj here kalon dhe driblon me lehtësi, madje dhe Messias-in në kopërturë, por atij i mungon shtytja vendimtare. Dhe në fund përfiton Leao: në 40’ gjatë zhvillimit të një korrneje nga e majta, Tonali kroson dhe portugezi me kokë rrëshket topin pas Falcone-s. Ky është goli i dytë për rosonerin Leao që shënon në këtë mënyrë. Po i pari? Pikërisht kundër Leçes, në qershor 2020. E bukura është se vjen pas rreth dyzet minutash të luajtur me përtaci, mes ndryshimeve të prishura të lojës dhe lojërash të pasuksesshme. Por në fund shënon pikërisht ai. Leao është është ky.

SËRISHT RAFAEL

Kopjoni i pjesës së dytë duket i njëjtë. Milani përpiqet ta mbyllë, luan fort, përfiton dhe shfrytëzon pakujdesitë e një Leçe të hutuar në të mbajturit larg të sulmuesve dhe për të dalë nga zona e rrezikut, por që nuk di të mbyllë aksionet. Fillimisht me Theon, pastaj me Brahim e më pas me Leaon. Të gjithëve i del loja me të parën, por askujt në më të rëndësishmen, në finalizimin dhe mbylljen e ndeshjes. Vetëm çështje kohe. Në të gjashtëdhjetën Pioli hedh fushë Kjaer, Bennacer dhe Saelemaekers. Jashtë Thiaw, Tonali dhe Messias, me të cilët trajneri i kuqezinjve kishte biseduar gjatë në para-ndeshje. Sidoqoftë, një ndeshje jo fort e mirë kjo për brazilianin. Nga ana tjetër, Leçe është një medalje me dy fytyra. Kur është për t’u ndeshur, arrin të qëndrojë si mundet, por has në shumë vështirësi gjatë fazës së ndërtimit. E vetmja pritje e Maignan vjen në minutën e 70-të pas një goditje të bukur me të djathtën nga Strefezza prej njëzet metrash, ndërsa tre minuta më vonë Leao shpërthen sërish, duke përkëdhelur një eurogol. Por dygolëshi është në ajër, ai vetëm sa shtyhet: në të 75’ nis kundërsulm, bën nja tridhjetë metra me topin në lkëmbë e më pas shtrin të majtë as sa i duhet për të goditur sërish fatalisht Falconen, duke i dhuruar vetes golin e 12-të në Serie A. Asnjëherë kaq shumë në karrierën e tij. Edhe Pioli i dhuron një standing ovation 10′ para fundit të ndeshjes. Milani i rikthehet fitoreve pas dy barazimeve rradhazi dhe kap për momentin vendin e katërt me 56 pikë barazim me Romën e vendit të tretë, ndërsa për Lecce është një krizë e errët: shtatë humbje dhe një barazim në tetë të fundit.

You might also like