Milanistat, emocionet kuqezi

Dybala, ja oferta e rosonerëve

69
News

A mund të bëhet Paulo Dybala objektiv i këtij Milan? Edhe pse ‘Joya’ pëlqehet shumë nga Paolo Maldini dhe Frederic Massara, drejtues të rosonerëve, redaksisë sonë nuk i rezulton të ketë pasur asnjë kontakt mes Djallit dhe shoqëruesve të futbollistit argjentinas. Megjithatë, jo vetëm që nuk rreshtin por madje janë shtuar pa masë ‘zërat’ që do ta donin Dybala të ishte në shënjestër të klubit të rrugës Aldo Rossi.

A mund të zbarkojë Dybala të rosonerët?

Edhe mund të ndodhe, sepse klasi ’93, pas largimit nga Juventusi, duhet ende të gjejë një skuadër. Në fakt, asnjë klub nuk duket i gatshëm t’i plotësojë kërkesat e tij për pagën. Fillimisht Dybala kërkonte një kontratë shumëvjeçare me vlerë 10 milionë euro neto në vit! Çmenduri, edhe nëse ai spostohet me parametër zero (ose pothuajse, duke pasur parasysh komisionet për agjentin e tij Jorge Antun).

Sipas lajmeve të sotme, Interi i ka ngrirë diskitimet për Dybala sepse fillimisht i duhet të bëjë shitjet dhe të hollojë organikën, në veçanti, repartin e sulmit. Nerazurrët megjithatë i kanë ofruar një kontratë prej 6 milionë eurosh që ende nuk është pranuar nga argjentinasi.

Ndërsa Milani, në bazë të këtyre lajmeve të merkatos që qarkullojnë nëpër media të shumta, do t’i kishte ofruar Dybala një kontratë me vlerë 4 milionë euro neto në vit. Ditët e fundit, ish numri 10 i Juventusit (që në Argjentinë thonë se është penduar që përfundoi historinë me ‘Zonjën e Vjetër’) do t’i ishte ofruar gjithashtu edhe Romës.

Me pak fjalë, intriga e Dybala është ende larg zgjidhjes.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe