Milanistat, emocionet kuqezi

Domethëniet e mundshme të ultimatumit të Investcorp

News

Gjithçka dukej se po shkonte mirë në negociatat midis Investcorp dhe Elliott për blerjen e klubit të rosonerëve, por, që kur në diskutime ndërhyri edhe RedBird Capital, gjërat kanë filluar të ndryshojnë ditë pas dite. Së fundi nga fondi arab mësohet se i është dërguar një ultimatum pronësisë së Milanit, një ky gjest që mund të interpretohet në mënyra të ndryshme.

Situata

Edhe vetëm rreth dhjetë ditë më parë, asgjë nuk tregonte se mund të arrihej në situatën ku ndodhemi sot. Siç ju kemi treguar ne, por edhe siç është bërë e ditur në të gjitha mediat sportive dhe ato ekonomike, negociatat mes fondit arab dhe familjes Singer patën nisur me ekskluzivitetin prej dy javësh në të cilat u përcaktua shifra prej 1.18 miliardë euro dhe në të cilën Investcorp mundi të kryente due diligence të llogarive të klubit rosoner. Operacion që, siç jua kemi përshkruar hap pas hapi, ishte kryer pa asnjë pengesë në periudhën e ekskluzivitetit. Në fund të dy javëve, rreth fundit të prillit, kur tashmë po flisnim për signing dhe closing, ja tek vjen dhe kthesa. Të çarat e para duhen kërkuar në strukturën financiare të ofertës që arabët kanë dashur ta ndanin midis 800 milionëve equity dhe 400 milionë financime të ndryshme. Më pas, javën e kaluar, lajmi i interesit të RedBird Capital, që vuri në alarm kompaninë e Alardhit, e cila, përballë heshtjes së Elliott, lëshoi ultimatumin e saj.

Tre interpretime

Gjithçka, referuar mediave, lëvizja e Alardhit mund të ketë lexime dhe qëllime të ndryshme. E para, ajo më e shpejta, ndjek në mënyrë të përsosur domethënien e “ultimatumit”: arabët e kanë vënë ofertën e tyre në tavolinë prej një muaji dhe e kanë respektuar procesin në të gjitha hapat e tij, tani zgjedhja duhet bërë nga Elliott, merr ose lër. Një tjetër pikëvështrimi mund të jetë ajo që ka të bëjë me konkurrencën. Investcorp gjithmonë niset nga fakti se oferta është dhe është bërë prej disa kohësh; tani arabët po pyesin nëse ka vërtet subjekte të tjera në lojë të interesuara për blerjen e Milanit apo është një strategji e Elliott për të rritur çmimin. Pikëvështrimi i fundit mund të jetë që Investcorp dëshiron të tërhiqet dhe do të donte të bënte pak bujë me tërheqjen nga gara. Por cilido qoftë motivi dhe cilido qoftë rezultati, vështirë se do të trajtohet në një kohë të shkurtër, sidomos me një kampionat për t’u luajtur dhe fituar dhjetë ditët e ardhshme.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe