
Doktor Maldini dhe mister Pioli, dyshja e epokës së re milaniste
Dr. Jekyll dhe Mr. Hyde ishin në fakt i njëjti person, dy anët e kundërta të së njëjtës medalje. Ndërsa Doktor Maldini dhe Mister Pioli, janë dy njerëz të ndryshëm: njëri që punon tashmë pas tavolinës pasi i dha (dhe i mori) gjithçka fushës, tjetri në fushë. Së bashku, nga prej 2020 e deri më sot, me shumë ndihmësa dhe protagonistë, e kanë rikthyer Milanin në krye të Serie A dhe në gjysmëfinalen e Champions League. Dikur ishin Galliani dhe Ancelotti, sot janë ata dyshja e epokës së re milaniste që do të donin të imitonin, ose të paktën t’u afroheshin atyre të shkuarës.
Nga larg
Rrugëtimi i këtij Milani të ri nis që nga larg dhe ndoshta thuajse papritmas, surprizë, një veçori që më pas doli të ishte tipari kryesor i skuadrës rosonere. Më 2019 për në pankinën rosonere thirret Pioli dhe më 2020, mes njëmijë vështirësish dhe me një Ibra shtesë, rilindi një Djall i ri, i kalitur nga lockdowni dhe nga vitet e mediokritetit të papërshkrueshëm sportiv. Dhe pikërisht kur fantazma e Rangnick dukej se po shtrihej mbi Milanello, pikërisht atëherë Milani i tij lulëzoi edhe më shumë. Sot ky cikël ka qepur Skudeton në gjokset e rosonerëve pas njëmbëdhjetë vjetësh dhe i ka ribërë tifozët milanistë të ëndërrojnë për Evropën që ka rëndësi për herë të parë pas 16 vjetësh. Gjithçka fryt i një vepre shpesh të heshtur e shpesh të kritikuar, e cila mban firmat e karaktereve dhe të natyrës së Maldinit dhe Piolit.
Sintonia
Është mirë Leao, sigurisht Maignan, sigurisht Tonali dhe Theo, forca e grupit dhe shumë cilësi të tjera të bukura. Por një nga pikat e forcës së këtij Milani është edhe raporti midis Maldinit dhe Piolit. Rrugëtimin, në fakt, ata e kanë bërë së bashku këto vitet e fundit: janë rritur së bashku, Pioli si trajner dhe Maldini në detyrën e tij të re si drejtor teknik. Një raport i bazuar në përballjen e hapur, edhe taktike, por që mbi të gjitha i bazuar në stimën dhe besimin reciprok. Rëndësia e këtij feelingu mes tyre u pa në Bolonjë me Maldinin, i cili mbështeti haptas e pa asnjë rezervë turnoverin masive të rosonerëve në prag të Champions League: në rregur edhe vendi i katërt, por një rast si ky kur mund të shfaqet përsëri? Një nga siguritë e Milanit është pikërisht ky partneritet me Piolin, i cili do të vazhdojë të jetë trajner i Milanit, sepse edhe në momentet më të vështira ka gëzuar gjithmonë besimin e plotë të klubit. Dhe së bashku, ndoshta, Maldini dhe Pioli do të mund të rriten më tej dhe t’i afrohen të paktën paksa shkëlqimit të çiftit Galliani-Ancelotti.