
Do Milanin: firma është në rrugë e sipër
Duket vërtetë vetëm çështje kohe. Asnjëherë si në këtë periudhë, optimizmi për firmën e sulmuesit nuk është rritur në këtë mënyrë.
Është Corriere dello Sport, mëngjesin e sotëm, që konfirmon se ka qenë vetë Rafael Leao që ka rrëfyer në dhomat e zhveshjes se ndihet rehat te kuqezinjtë dhe do të dëshironte të vazhdonte të luante me fanellën e Milanit.
Shpresa, pra, se firma mbi rinovimin do të arrijë së shpejti, është gjithmonë e më e madhe. Kontaktet mes palëve nuk kanë rreshtur për asnjë çast: dëshira e të gjithëve ka qenë gjithmonë arritja e një akordi për të mirën e futbollisti. Vështirësitë, siç dihet, lidhen kryesisht me dëmshpërblimin prej rreth 19 milionë eurosh që Sportingu pret nga Leao dhe Lille.
Milani, siç e ka theksuar gjithmonë, është një spektator i interesuar i historisë. Ditët e fundit dukej se gjithçka mund të zgjidhej pozitivisht por nuk ka ardhur asnjë konfirmim për këtë çështje. Kështu që na duhet të presim ende.
Ndërkohë, Milani vazhdon të dialogojë me shoqëruesit e Leaos, gati për të ofruar një kontratë të pasur me vlerë mbi 6.5 milionë euro neto në sezon. Një hap me të vërtetë i rëndësishëm përpara për një futbollist që aktualisht fiton pak më shumë se 1.3 milionë euro neto. Avokati Dimvula dhe babai i Leaos janë aktorët e thirrur në kauzë në këtë negociatë të pafundme, me Jorge Mendes i cili vazhdon të jetë i interesuar për fatin e futbollistit.
Buzëqeshja e rigjetur
Që prej kthimit nga Portugalia, Rafael Leao ka gjetur buzëqeshjen dhe edhe golin. Në Napoli, në kampionat, ishte vendimtar me një dygolësh të jashtzakonshëm. Në Champions League, një nga shkëputjet e tij ndryshoi inercinë e ndeshjes.
Krijoi panik me shpërthimet e tij dhe po të kishte shënuar në ndeshjen e tij të parë, kur nisi nga mesfusha, stadiumi do të kishte rënë. Megjithatë, rezultoi vendimtar me pasimin për golin e Bennacer.
Leao sot është mirë dhe mendon ekskluzivisht vetëm për Milanin dhe qartësisht edhe për Champion League. Rinovimi i tij kalon paksa edhe nga ky kompeticion që portugezi kërkon të vazhdojë të luajë si protagonist, pikërisht me fanellën e kuqezinjve.