Milanistat, emocionet kuqezi

Djalli rikthehet te Diallo: ja kërkesat e PSG

47
News

Në këtë seancë verore, Milani, dëshiron të blejë një mbrojtës dhe emri i Abdou Diallo, sipas ‘Tuttosport’ sot, po rikthehet në modë pas dështimit me Sven Botman, i njoftuar dje zyrtarisht nga Newcastle United.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara, drejtuesit rosonerë, patën e patën kërkuar Diallo që në merkaton e kaluar dimrore, kur Milani po kërkonte një zëvendësues për të dëmtuarin Simon Kjær. Lojtar i ndryshëm nga Botman, për sa i përket strukturës fizike dhe karakteristikave, por ish Mainz dhe Borussia Dortmund është mëngjarash dhe mund të luajë edhe si qendër, por dhe si mbrojtës i majtë.

PSG, që ka shpenzuar 30 milionë euro për ta marrë nga BVB verën e 2019, e vlerëson afërsisht me të njëjtën shumë edhe tani. Mbrojtësi anësor senegalez, por me pasaportë franceze, ka luajtur vetëm 16 ndeshje ndërmjet Ligue 1 (12), Champions League (2) dhe kupave vendase (2) sezonin e kaluar në Paris.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe