Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Djali i Maradonës kundër Theo Hernandez: “Nuk e mbaja mend kështu kur…”, çfarë shigjetash (FOTO)

Nga ndeshja e kthimit mbetet vërtetë edhe shumë pak. Të martën në mbrëmje Milani dhe Napoli do të rikthehen në fushë për ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League. Kualifikimi do të kalojë qartësisht nga Maradona Stadium, pas një 1-0 në ndeshjen e parë.

Por dy ditë pas ndeshjes, vazhdohet të flitet akoma për atë që ndodhi në San Siro. Nokauti nuk u ka pëlqyer tifozëve të Napolit, të cilët kanë vënë në shënjestër arbitrin.

Bilbili u kritikua mbi të gjitha për kartonët e verdhë të munguar për Rafael Leao dhe Rade Kruniç. Në kritikat nga ana e azurrëve, është lënë mënjanë ajo që shkoi kundër kuqezinjve. Pra, ka disa ditë që nuk flasin për gjë tjetër.

Në shënjestër Theo Hernandez

Edhe qëndrimi i Theo Hernandez nuk u ka pëlqyer tifozëve të Napolit. Dhe këtë mëngjes Diego Maradona Junior, djali i ish-numrit dhjetë të Napolit, ka dashur të thoshte të tijën për përballjen mjaft të nxehtë mes mbrojtësit të Milanit dhe Lozanos.

 “Nuk e mbaja mend kështu në finalen e Botërorit…”, shkruan djali i Maradonës në një storie personale në Instagram, ku shfaqet fotoja e Theo Hernandez dhe Lozanos. Referenca është e qartë për ndeshjen që i mundësoi Argjentinës së Lionel Messit, kombëtaren për të cilën me siguri ka bërë tifozllëk edhe Diego Junior, të ngrinte kupën. Në ato rrethana sigurisht që nuk u pa më i miri Theo Hernandez, por botëror i mbrojtësit anësor të rosonerëve ka qenë sidoqoftë për t’i hequr kapelen.

Në Katar, me fanellën e Francës, ai u dëshmua se ishte një nga anësorët më të mirë të majtë në botë, për të mos thënë më i miri. Klasi dhe guximi i Theo Hernandez u panë po ashtu edhe në fushë të martën dhe ishin vendimtare për fitoren e Djallit kundër Napolit.

You might also like