
Ditëlindja e Ibrës, Rafa lavde suedezit në rrjetet sociale: “Legjendë!”
Zlatan Ibrahimovic, sulmues i Milanit, sot mbushi 41 vjeç. Suedezi po rikuperohet nga operacioni në gju majin e kaluar dhe ka për objektiv t’i rikthehet fushave të lojës në janar 2023. Është normale që tashmë i kanë ardhur shumë mesazhe përshëndetëse nga bota e futbollit: një prej tyre është huazuar nga Rafael Leao për të lëvduar shokun e tij të skuadrës.
Portugezi përmes profilit të tij në Twitter ka ritwituar një post të publikuar nga ‘Goal’ dhe ka shtuar si mbishkrim një ‘Legjendë’ domethënëse. Mund të fajësohet?