Milanistat, emocionet kuqezi

Dita e fundit e kontratës: pritja e Maldinit dhe Massarës

14
News

Tani koha vërtet ka skaduar. Kontratat e Paolo Maldinit dhe Frederic Massarës skadojnë pas pak orësh. Dy nga arkitektët kryesorë të Skudetos nuk e kanë rinovuar ende.

Një situatë, që shumëkush e cilëson si të sikletshme, që akona nuk është zhbllokuar. Dje ka qenë një ditë intensive në Casa Milan: është rikthyer në seli Ivan Gazidis, që pati një takim të drejtpërdrejtë me Paolo Maldinin. Ishte edhe Moncada.

Palët nuk kanë arritur ende një akord dhe pak para orës 20.00 u larguan nga selia e rrugës Aldo Rossi. Gjithçka, pra, është shtyrë për sot. Një ditë plot angazhime që duhet të çojë absolutisht në tymin e bardhë.

Dikush ftohet të bëjë një hap prapa. Qëndrimet, tashmë, janë të qarta prej kohësh, me Paolo Maldinin që kërkon autonomi më të madhe. Anëve të Casa Milan vazhdon të filtrojë optimizëm pavarësisht kësaj dore të hekur, në të cilën askush nuk dëshiron të tërhiqet.

Mirëpo, ka nga ata që argumentojnë se mund të shkohet përtej dhe se mund të duhet më shumë kohë për të arritur te njoftimet zyrtare.

Pritje

Sot do të jetë një ditë e nxehtë për tifozët, të cilët pas fitimit të Skudetos nuk e prisnin kurrë që të përjetonin një qershor të tillë. Një muaj, që duhet të ishte ai i përforcimeve, i rinovimeve.

Kanë kaluar në plan të dytë ardhja e Divock Origit dhe nënshkrimi me Pumën, e gjitha sepse në mendjen e të gjithëve është qartësisht situata lidhur me Paolo Maldinin dhe Frederic Massarës. Duhet që tymi i bardhë të mbërrijë sot, për të fshirë çdo dyshim dhe për t’u përpjekur t’ia rinisim përsëri, më të fortë se më parë. Është një titull për të mbrojtur.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe