Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Derbi, i mbyllur në çelës: tani, për Milanin ka një tjetër prioritet. Formazioni: 4 ndryshime

Derbi i rradhës në Champions League, qysh këto ditë është gojët dhe veshët e të gjithë të apasionuarve të sportit. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe… Derbi milanez tërheq dhe i bën të ëndërrojnë të gjithë, përfshirë futbollistët, por janë pikërisht ata futbollistët që, tashmë, duhet të mbajnë këmbët në tokë dhe të mendojnë për një tjetër prioritet.

Gara Champions

Derbi – e thotë Pioli – duhet mbyllur në një dhomë të blinduar tani: do të mendojmë për të nga 6 maj e tutje. Së pari, për sa i përket Milanit, tani është vetëm kampionati. Janë vetëm dhe vetëm katër ndeshje. Vetëm dhe vetëm Lecce, Roma, Cremonese dhe Lacio. Pastaj Interi, pastaj. Nga ana tjetër, Tonali me shokë kanë nevojë absolute për të rinisur garën drejt kualifikimit për në Champions League, të humbur pas rikthimit të përkohshëm të pikëve Juventusit, por që me siguri mund ta rigjejë në rresht duke e ndjekur hap pas hapi në ndeshjet e ardhshme. Të fillojmë me atë ndaj Leçes sot në orën 18:00, e rrezikshme sepse do të vërë përballë entuziazmit të kuqezinjve me dëshirën për shpëtim nga skuadra e Baronit.

Formacioni i mundshëm

Për të mos gabuar, Pioli do të mbështetet në një formacion të pasur me titullarë e me disa variacione në krahasim me Napolin: dy janë të detyruara (Calabria i skualifikuar dhe Giroud që është dëmtuar), ndërsa dy të tjerët (Kjaer dhe Bennacer) janë në pankinë. Të njëmbëdhjetët që do të zbresin në fushë me të zakonshmin 4-2-3-1, do të jenë: Maignan në portë, Kalulu, Thiaw, Tomori dhe Theo Hernandez në mbrojtje, Tonali dhe Krunic në mesfushë, Rebic në krye të mbështetur. nga Leao, Brahim Diaz dhe nga Messias. Pankinë edhe për Ibrahimovicin e rikuperuar. Jashtë Pobega me frakturë në brinjë.

You might also like