
Derbi i Champions: Marotta ëndërron finalen, Scaroni stadiumin e ri
Pak orë dhe do të njohim kundërshtarin e rradhës së Milanit. Nesër në mesditë do të hidhet shorti që do na tregojë se cila skuadër do të përballet me Tonalin me shokët në çerekfinalen e Champions League dhe eventualisht edhe në gjysmëfinale.
Milani është ndër tetë më të mirët në Evropë, bashkë me Interin, Napolin, Real Madridin, Bayern Munich, Manchester City, Chelsea dhe Benfikën. Këto kanë qenë ditët e parashikimeve: ka nga ata që shpresojnë se Milani të përballet me Chelsean apo me Benfikën, ashtu si dhe nga ata që shpresojnë të përjetojnë një derbi europian.
Sfida kundër kushërinjve nerazurrë në fakt i ndan tifozët. Ka nga ata që mendojnë se emocionet e dy ndeshjeve kundër Interit ndoshta do të ishin të tepërta dhe për këtë arsye do të donin t’i shmangnin ripërjetimin e tyre, edhe sepse në të kaluarën derbi europian i ka buzëqeshur Milanit. Dhe dihet, kur fiton është gjithmonë më e vështirë të japësh revansh. Megjithatë, nuk ka dyshim se Interi mund të përfaqësojë një kundërshtar më shumë në portë për skuadrën e Piolit se skuadrat e tjera, padyshim më të forta.
Derby në Champions
Administratori i Deleguar i Interit, Marotta dhe presidenti Scaroni janë intervistuar për mundësinë e një derbi në çerekfinale të Champions League.
Një hipotezë që i magjeps të gjithë, por që Marotta shpreson ta përjetojë në finale: “Fatit i janë lidhur sytë… Jemi të lumtur që kemi arritur deri këtu dhe duam të vazhdojmë, nuk kënaqemi – pranon Marotta për La Gazzetta dello Sport -. Derbi në çerekfinale? Do të ishte magjepsëse, emocionuese, sugjestiv: të gjithë do të flisnin për të, do të kishte përmasa botërore, në Milano nuk do flitej për asgjë tjetër. Por edhe më mirë do të ishte nëse ky derb do të luhej në Stamboll… Për finalen! Kjo do të ishte historike. E pra, do më pëlqentë shumë t’i thoja Milanit: shihemi në finale”.
Flet Scaroni
Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, ashtu si Marotta, tregohet entuziast dhe lëshon një mesazh për stadiumin: “Padyshim që një EuroDerby do të ishte një evnet mediatik botëror. Do të thoshte shumë për Milanin, i vetmi qytet evropian që ka dy skuadra në këtë nivel të Champions League: një e dhënë që konfirmon edhe nevojën urgjente për pajisjen e dy klubeve me një stadium të ri, për të vazhduar konkurrencën në nivel ndërkombëtar. Do të doja që të tria skuadrat italiane të mund t’i luanin shanset për të arritur në gjysmëfinale: kjo do të përbënte një sukses të madh për futbollin italian dhe një shtysë për një rinisje. Të tetë skuadrat ende në garë përfaqësojnë aktualisht më të mirët në futbollin evropian. Sido që të shkojë shorti, ne do të jemi gati të përballim një sfidë të vështirë por emocionuese”.