Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Dëmtimi Tomori, si është gjendja e mbrojtësit rosoner | Më të fundit

Lajmet më të fundit mbi Fikayo Tomori, që doli nga ndeshja Roma-Milan në fund të pjesës së parë për shkak të një dëmtimi të shëmtuar

Milani barazoi në një ndeshje të vështirë me Romën dje pasditen. Një pikë e fituar në extremis, e cila, sidoqoftë, nuk i ka gëzuar aspak djemtë e mister Pioli, të cilët patën zbritur në fushë për ta fituar ndeshjen direkte.

Një nga lajmet më të këqija të djeshme është stopi i Fikayo Tomori që ka vënë menjëherë në alarm skuadrën rosonere. Mbrojtësi anglez i Milanit në fakt ka mbetur në dhomat e zhveshjes midis fundit të pjesës së parë dhe fillimi të së dytës.

Që gjatë pjesës së parë të ndeshjes Tomori ndjente dhimbje në këmbë pas një goditjeje të shëmtuar të pësuar nga sulmuesi i romës Tammy Abraham në zonën kuqezi, duke rënë përtokë gati gati për të dalë. Por, anglezi shtrëngoi dhëmbët duke qëndruar në fushë deri në fundin e pjesës së parë, për t’ia lënë më pas vendin një Thiaw të shkëlqyer.

Fatmirësisht, siç raporton DAZN, për Tomorin nuk ka asgjë serioze. Vetëm një kontuzion i fortë në kofshë, nën zonën e vitheve, që megjithatë i vështirësoi goxha lëvizjet e numrit 23 rosoner. Stafi mjekësor i Milanit e këshilloi mister Piolim që mos ta rrezikonte më Tomorin dhe t’i evitonte luajtjen e pjesës së dytë.

Mesa duket, nuk është shqetësuese gjendja e mesfushorit klas ’97, por sidoqoftë do të duhet ruhet për Milan-Cremonese, duke qenë se do të jetë i skualifikuar pas kartonin të verdhë (i dyti) që iu dha dje nga arbitri i ndeshjes.

You might also like