Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

De Ketelaere: “Muajtë e parë tek Milani jo ashtu si priteshin. Arsyet…”

Charles De Ketelaere, i impenjuar me Belgjikën, ka dhënë një intervistë për Het Laatste Nieuws. Fantazisti ka folur për këtë pauzë në kombëtare, larg Milanit: “Tedesco ka të drejtë, më duhej, por jo sepse nuk më pëlqen të jem në Milano. Grumbullimi në kombëtare më dha kënaqësi, dua të tregoj veten duke luajtur edhe për kombëtaren, duke qenë që për mua Botërori ishte një zhgënjim, me vetëm 15 minuta në fushë”.

Një impakt i vështirë: “Mujt e parë kanë qenë nën pritshmëritë, por nuk jam penduar. Arsyet e këtyre vështirësive janë të ndryshme dhe kanë të bëjnë si me fushën ashtu dhe atë jashtë saj. Një fillim pozitiv me asistimin në Bolonja? Po, por niveli im ka mbetur gjithmonë i mirë, e gjykoj performancën time ndryshe nga njerëzit apo shtypi”.

Shumë kritika: “Nuk jam fokusuar asnjëherë tek kritikat, as ato pozitive në fillim të sezonit te Milani, e as ato negative. Nuk do të ndikohet kurrë nga kritikat negative, ashtu siç nuk do të iki nga mendtë nëse një ditë situata do të rikthehet në pozitive. Shumë shokë të skuadrës më kanë këshilluar të mos lexoja gazetat, ndaj as që e dija për atë titullin “Princi i San Siros”.

Dhe për vlerësimet: “Ndjej mbështetjen e shokëve, por gjërat nuk ndryshojnë: duket sikur në stërvitje mbërrij duke qarë, por nuk është kështu (qesh, ed)”.

Ka besim: “Kohët e fundit jam përpjekur të kujdesem më mirë për veten, në nivel profesional, si në palestër, ashtu edhe në aspektin e të ushqyerit. Besim? Ka gjithmonë”.

Përparimet e tij: “Jam rritur si person, por po ndodh gjithçka natyrshëm, jam i qetë. Të mos shënoj më rëndon, nuk do të kishte kuptim të them të kundërtën. Ashtu siç shikoj statistikat e mia”.

Dallimet midis kampionatit italian dhe atij belg: “Niveli është më i lartë dhe ka intensitet më të madh. Është më e vështirë të futesh në zonën e penalltisë së kundërshtarit. Loja është më taktike, duhet të jesh më i përqendruar gjatë ndeshjes. Edhe në stërvitje merremi më shumë me taktika sesa në kampionatin belg”.

Dhoma e zhveshjes së Milanit: “Mendoj se kemi një grup të jashtëzakonshëm dhe kjo është edhe një nga arsyet pse fituan Skudeton sezonin e kaluar. Jemi një dhomë zhveshjeje shumë e bashkuar. Dallimi me atë të Bruges? Ndryshojnë disa karaktere”.

Për Maldinin: “Ka një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë ekipin, është gjithmonë pranë nesh. Më bën ta ndjej besimin i tij. Është një person që përfaqëson Milanin dhe Milani është shumë i rëndësishëm për të”.

You might also like