
Ç’ne CDK, magjistari i vërtetë është Diaz. A e kanë kuptuar rëndësinë e Maignan? Në Bolonjë të ndryshojmë dhe të gjithë me gojë mbyllur
E mbajtën fjalën: ishte një tjetër ndeshje. Napoli komandoi lojën, Milani mori rezultatin. Dhe është hera e parë, gjatë tri viteve të Piolit, që ia arriti të fitojë edhe në San Siro. Rezultat minimal, po, jam dakord por sidoqoftë një sukses, i dyti rresht brenda pak ditëve në prill, që dokumenton pjekurinë e grupit të Stefano Piolit, të rikuperuarin shpirt kolektiv dhe edhe qëndrueshmërinë e repartit mbrojtës që gjithmonë mund të mbështetet, kur ka nevojë, në duart e arta të Mike Maignan.
Ja shënimi i parë i natës së Champions. E kanë kuptuar më në fund, kritikët, specialisë dhe tifozët peshën e mungesës shumë të gjatë të portierit francez. Mund të shpjegohet edhe pjesërisht kështu vonesa e akumuluar muajt e fundit nga Milani në renditje. Dhe e them këtë sepse edhe ata të Napolit mund dhe duhet të mallkojnë fatin që ua hoqi, në kthesën vendimtare të sezonit europian, fillimisht Osimhen dhe më pas Simeone duke detyruar Spallettin të vendosë Elmas si qendërsulmues përpara se t’i hapë vend Raspadorit, i cili, për hir të kronikës, nuk dha asgjë, duke mos qenë edhe ai në gjendjen më të mirë të mundshme.
Nëse fjalët e Paolo Maldinit që i referohen negociatave për rinovimin e kontratës së Leaos të çojnë sërish në optimizëm, ai që shkëlqen edhe një herë në Champions League është gjenia e ‘shkurtabiqit’ Brahim Diaz, protagonistit edhe i kualifikimit të tetat e finales kundër Tottenham. Fabio Capello, i cili është një vëzhgues i rafinuar, në TV ka rrëfyer: “Duhet të bëj mea culpa, nuk e gjykoja Diazin të denjë për Milanin, ai është rritur, është përmirësuar, është pjekur, është bërë lojtar një protagonist i vërtetë”.
È il mago di questo nuovo Milan 2.0, ristrutturato dopo il passaggio della difesa a 3, che dimostra ancora una volta come sia fondamentale far crescere i giovani talenti senza chiedere tutto e subito. Si può applicare lo stesso metro anche a CDK? Su questo quesito mi astengo non per motivi tecnici ma solo per quelli temperamentali. A proposito delle polemiche finali sul rigore reclamato da Calabria, dico la mia sulla spinta ricevuta da Saelemaekers in area: secondo me non è rigore. Dico invece che abituati come sono con gli arbitri italiani i calciatori italiani (in particolare quelli del Napoli) devono cambiare registro con i fischietti europei.
Është magjistari i këtij Milani të ri 2.0, i ristrukturuar pas kalimin në mbrojtjen me 3, që tregon edhe një herë se sa thelbësore është rritja e talenteve të rinj, pa iu kërkuar gjithçka dhe jo menjëherë. A mund të zbatohet i njëjti matës edhe për CDK-në? Mbi këtë pyetje unë abstenoj jo për arsye teknike, por vetëm për arsye temperamenti. E meqë ra fjala te polemikat e fundndeshjes mbi penalltinë e pretenduar nga Kalabria, them edhe unë fjalën time për shtytjen e marrë nga Saelemaekers në zonë: po, është penallti.
Për ndeshjen e kthimit, nuk mendoj se do të jetë e lehtë të dalim gjallë nga mbrëmja napolitane. Por besoj se shpirti milanist do të na nevojitet edhe një herë, ashtu si për skudeto në muajt më të mirë të 2022. Por kujdes të mos mbylleme siç ndodhi në disa raste mbrëmë në San Siro.
Dhe tani, pas pak orësh do të duhet të përgatitemi për udhëtimin drejt Bolonjës, që është ndoshta rreziku më i madh i këtij Milani për sa i përket renditjes dhe garës për vendin e katërt. Shpresoj se në këto rrethanë nuk ka njeri që guxon të kundërshtojë nevojën për të vepruar me një turnover të fortë, në të kundërt, na mbetet të rikthehemi si zombie në Maradona Stadium, të martën e ardhshme. E, nëse pankina, ashtu si ndaj Empolit, nuk është në nivel, atëherë problemi do të jetë i pankinës dhe jo i Piolit.