
Champions League / Napoli-Milan, drejton arbitri i finales së Botërorit
Të martën mbrëma, hapet sipari i ndeshja së shumëpritur Napoli-Milan, ndeshja e dytë e çerekfinales së Champions League. Në ndeshjen e parë, kuqezinjtë mbizotëruan 1-0 falë golit të Ismael Bennacer, por padyshim që gjithçka mbetet ende e hapur dhe pritet një spektakël i madh në Maradona.
Javën e kaluar nuk munguan polemikat ana e azurrëve për arbitrimin e Kovacs, mbi të gjitha për përjashtimin për shkak të kartonëve të verdhë të Zambo Anguissa, me të dy faullet ndaj Theo Hernandez. Pavarësisht kësaj, në mënyrë të pashmangshme pritet një sfidë shumë e tensionuar mes dy skuadrave, duke pasur parasysh rëndësinë shumë të madhe të asaj që është në lojë. Po luhet për një gjysmëfinale Championso dhe askush nuk do të dojë të kthehet pa të në shtëpi.
Për më tepër, sikur të mos mjaftonte, do të jetë përplasja e tretë direkte mes këtyre dy skuadrave në pak më pak se dy javë, e cila ka ndihmuar në rritjen e rivalitetit, qoftë edhe mes dy tifozerive. Në San Siro, faktori fushës ishte shumë vendimtar dhe nuk ka dyshim se në Maradona do të jetë një stuhi e vërtetë në përpjekje për të drejtuar skuadrën e Luciano Spallettit në një revansh.
Një ndeshje e vështirë për t’u luajtur, e mbi të gjitha e vështirë për t’u arbitruar. Për këtë arsye, UEFA ka zgjedhur të mos ndërmarrë asnjë lloj rreziku dhe të mbështetet në një prej bilbilëve më të besueshëm aktualisht në të gjithë skenën europiane, pikërisht mbi polakun Szymon Mirciniak.
Po flasim për një nga zgjedhjet më të mira në absolut sepse ka qenë pikërisht Mirciniak ai që ka drejtuar edhe finalen e Kupës së Botës në Katar mes Francës dhe Argjentinës. 42-vjeçari nga Plock është arbitër ndërkombëtar që nga viti 2011 dhe përbën një zgjedhje që duhet t’i kënaqë të dyja skuadrat, të cilat të paktën nga ky këndvështrim mund të jenë të sigurta.
Mirciniak ka drejtuar edhe ndeshjen e parë me eliminim direkt ndërmjet Interit dhe Portos në San Siro, kur nerazurrët fituar 1-0. Ky arbitër njihet edhe për natën e Salzburgut.