Milanistat, emocionet kuqezi

Çfarë po ndodh? Oferta shock nga PSG! Ja përgjigjja e Milanit, ndërsa qëndrimi i Eliott…

179
News

Marshimi (shpresojmë) triumfal i Milanit këtë sezon është meritë e të gjithë skuadrës së Stefano Piolit, që ka punuar gjithmonë mirë dhe ka pasur vazhdimësi më të madhe se rivalët.

Por janë dy simbolet e rritjes sezonale të rosonerëve. Sandro Tonali dhe Rafael Leao, shtyllat mbi të cilat është mbështetur Milani edhe në momente vështirësish. Dy djem që ndoshta më shumë se të tjerët, për nga individualiteti, kanë treguar karakter dhe cilësi duke zgjidhur ndeshje të ndryshme.

Nëse Tonali është i destinuar të bëhet një flamur total i Milanit, edhe në planin afatgjatë, e ardhmja e Leaos është pak më e komplikuar. Për dy arsye substanciale: një kontratë për t’u rinovuar dhe përmirësuar me klubin rosoner dhe kërkesat e dukshme që do të mbërrijnë me shpejtësi për kartonin.

Sipas Corriere della Sera sot, Leao, në përfundim të kampionatit do të duhet të bëjë një bilanc me klubin. Kontrata e tij aktuale do të skadojë në qershor 2024, ndaj ende kohë për të zgjidhur çështjen. Ndërkohë që fiton 1.4 milionë euro neto në vit, jo edhe aq një pagë prej top playeri që është aktualisht.

Problemi është se një klub shumë i pasur evropian, Paris St. Germain, është duke këmbëngulur serioz për Leaon, për ta bërë sulmuesin e tij të ardhshëm. Parizienët janë duke humbur Kylian Mbappé, i cili pritet të nënshkruajë me Real Madridin me kosto zero. Për ta zëvendësuar, në listën e d.g. Leonardo do të ishte edhe emri i Rafael Leaos, i cili ka karakteristika të ngjashme me ato të kampionit francez.

Një kërcënim nga PSG për Milanin pra. Klubi shumë i pasur i Nasser Al Khelaifi po përgatit një ofertë shokuese për Leaon, me një kontratë faraonike dhe të paktën 60-70 milionë euro për kartonin që do të derdhej në arkat e Milanit.

Por Elliott Management nuk ka ndërmend të privohet nga futbollistët më të mirë në këtë fazë, përveç rasteeve të pariparueshme (shih Kessie). Kjo është arsyeja pse Milani po përgatit një rritje kontraktuale për Leao: oferta fillestare prej 4.5 milionë neto që i ka ishte paraqitur agjentit Jorge Mendes mund të rritet në mes 5 dhe 6 milionë në vit.

Një rritje që mundësohet nga Champions League, apo për të qenë më saktë nga të ardhurat që Milani do të marrë me siguri nga UEFA falë pjesëmarrjes direkte në fazën e grupeve. Për më tepër, në rast të një vendi të parë në renditje, market pool do t’i shpërblejë edhe më shumë rosonerët me të ardhura veçanërisht bujare.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe