Milanistat, emocionet kuqezi

Çfarë po bëjnë! Emocioni i Tonalit dhe Massarës. Shitja tek Investcorp: së shpejti akordi paraprak, më pas closing

47
News

Ky Milan ka bërë diçka të jashtëzakonshme tashmë, i ka kthyer krenarinë një tifozerie pas vitesh shumë të vështira. Sot, tifozi rosoner është krenar që mund të mbështesë një ekip që lufton dhe që nuk ka ndërmend të tërhiqet as edhe një centimetër.

Një ekip që, sidoqoftë, mbetet joperfekt dhe që ka limite teknike, por që zotëron një grup të jashtëzakonshëm dhe një zemër të pamasë. Kujdes të mos i nënvlerësoni këta komponentë, sepse ekipe më të pajisura të Milanit janë shembur, ndërsa rosonerët e sotshëm kanë dy vite që janë në dy vendet e para. Është diçka e pabesueshme. Fitorja ndaj Lacios në revansh, në frymën e fundit, është demonstrimi i rradhës se Milani po bën diçka të ekzagjeruar, po i kalon kufijtë.

Ky Milan po jep gjithçka dhe do të ishte e drejtë ta mbyllte vitin me një trofe, për gjithë rrugëtimin që iu ka dashur të përjetojë gjatë këtyre viteve, por edhe nëse nuk ndodh diçka e tillë, puna e bërë deri më sot nuk duhet ulur.

Fitimi i vendit për në Champions League me katër javë ende për t’u luajtur, një vend i parë me 74 pikë e me të gjitha kredencialet për të luajtur për fitimin e titullit me edhe katër ndeshje të mbetura, janë gjëra që nuk ndodhin çdo vit. Sigurisht, skuadra në verë do të duhet të përforcohet, por këto janë gjëra që drejtuesit dhe klubi i dinë tashmë. Merkato verore do të jetë cilësore, e ardhmja e Milanit do të jetë e ndritshme.

Dhe, a është rastësi që goli vendimtar kundër Lazios u shënua nga një lojtar milanist i vërtetë, si Sandro? Ndoshta, por një si ai do të japë gjithmonë gjithçka për fanellën. Sytë e njomur në fund të garës janë një spektakël për ata që ende besojnë në vlerat e këtij sporti dhe në emocionet e vërteta. Ashtu si dhe ekzaltimi i minutës së 92-të me vrapin drejt kurbës milaniste, i ndjekur nga një Zlatan shumë i lumtur për asistin.

Shumë e kanë lidhur mallëngjimin e Frederic Massarës në fund të ndeshjes kundër Lazios me një lamtumirë të mundshme. Në të vërtetë, drejtuesi rosonet ka dashur të merrte një moment për vetveten në fund të një ndeshjeje të pabesueshme, plot emocione dhe pathos, ku adrenalina dhe tensioni është në qiell.

Drejtori sportiv është ulur në pankinë për të rijetuar filmin e ndeshjes, por në atë moment është filmuar nga telekamerat. Dhe nuk është as hera e parë që kjo ndodh, sepse drejtuesi rosoner merr shpesh një moment pas ndeshjes për të kuptuar se çfarë ka bërë skuadra në fushë dhe sigurisht, pas një ndeshje të çmendur si Lazio-Milan, emocionet ishin edhe më të mëdha.

Massara dhe Maldini kanë bërë një punë të shkëlqyer këto vite dhe lajmet që kemi mbledhur çojnë të gjitha drjet konfirmimit të tyre.

Përsa i përket shitjes së Milanit, po përjetojmë ditë shumë të nxehta. Në rend kronologjik pas fazës së due diligence (analizës së thelluar e llogarive), do të ndodhë signing, që pritet së shpejti, pra një marrëveshje paraprake mes dy palëve.

Në fazën e signing do të jetë ndodhë nënshkrimi i marrëveshjeve mes Elliott dhe fondit të Bahreinit ku do të përvijohet struktura e operacionit, do të rregullohet çmimi me klauzola dhe kohët, rregulla që shërbejnë për të mos ndryshuar letrat në tavolinë deri në mbyllje, domethënë shitja përfundimtare para zyrës së noterit.

Ky akt i fundit mund të ndodhë jo më shpejt se fundi i kampionatit, sepse ndër të tjera synohet të mos shpërqendrohet skuadra në një fazë shumë delikate të sezonit ku edhe detaji më i vogël mund të bëjë diferencën në garën skudeto.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe