
Cassano: “Gjysmëorën e parë e meritoi Leçe”, dhe Leao ia qesh (FOTO)
Rafael Leao nuk është i të njejtit mendom me një deklaratë të fundit të Antonio Cassano dhe i kthen përgjigjen që meriton
Që Antonio Cassano nuk është me tamam një fans i Rafael Leaos, kjo nuk është një sekret. Disa herë gjatë transmetimeve live të Bobo TV ai ka vënë në dyshim vlerën e tij. Deklarata që anësori i Milanit me siguri i ka dëgjuar apo lexuar.
Ish futbollisti ka thënë shpesh se portugezi nuk është shumë vendimtar dhe se sezonet e fundit ka luajtur vetëm disa muaj në nivel të lartë. Ai nuk sheh një kampion të mundshëm tek Leao, beson se është një lojtar me shumë kufizime dhe nuk mungon ta kritikojë sapo hapet tema gjatë debatit me Daniele Adanin, Christian Vierin dhe Nicola Ventola.
Leao i përgjigjet Cassanos
Të dielën Milani mundi Leçen në San Siro falë një dygolëshi të Leaos. Goli i parë erdhi me një goditje me kokë nga një asist i Sandro Tonalit, ndërsa 2-0 përfundimtar erdhi në fund të aksionit personal që përfundoi me një goditje me të majtën.
Cassano në Bobo TV gjeti rastin të shprehë mendimet e tij për ndeshjen dhe ndër të tjera deklaroi: “Gjysmëorën e parë e meritoi ta fitonte Leçe”. Fjalë që u raportuan edhe në Twitter dhe mbi të cilat komentoi me të qeshura edhe Rafa.
Numri 17 i kuqezinjve nuk është aspak dakord me Fantantonio madje edhe Vieri gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Bobo TV tha se nuk ishte dakord me mendimin e mikut të tij. Është e vërtetë që Leçe pati një rast të mirë me Banda, i cili goditi shtyllën në minutën e 19-të, por në përgjithësi ishte Milani ai që bëri ndeshjen. Jo një paraqitje yjore, por të thuash se Leçe e meritonte të fitonte është pak si e tepërt, apo jo?
