Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Casa Milan / Rosonerët kërcejnë përpjetë: në lojë janë më shumë se 20 milionësh

Është një Milan i jo fort i ndritdshëm në kampionat. E thonë shifrat dhe rezultatet zhgënjyese që po shqetësojnë tifozarinë e madhe. Nga janari e deri më sot, Djalli ka fituar vetëm pesë ndeshje në Serie A, ka barazuar pesë të tjera dhe kanë humbur po aq. Një ekuilibër perfekt, por që nuk mund të lërë askënd të kënaqur. Rrezikohet shumë ndaj skuadra dhe klubi e dinë mirë. Lufta për vendin e katërt është më e hapur se kurrë. Interi është aty, pas krahësh, edhe Lazio, edhe Roma tani janë përpara. Mbi të gjitha, biankocelestët vrapojnë me shpejtësi marramendëse drejt Champions League së ardhshme.

Duke qëndruar te Champions League. E kotë të thuhet. Vëmendje e madhe i kushtohet çerekfinales ndaj Napolit. Mundësia për në gjysmëfinale po merr energji të jashtëzakonshme mendore, si nga rosonerët ashtu edhe nga nerazurrët dhe azurrët. Tre italianet, pas kaq vitesh, po luftojnë të gjithë për një vend mes katër më të fortëve të Kontinentit të Vjetër. Askush nuk dëshiron ta humbasë mundësinë e madhe për të arritur objektivin. Dhe në mënyrë të pashmangshme, siç dëshmohet edhe nga performanca e fundit e liderëve të kampionatit, Napoli, shumë forca po hiqen nga kampionati dhe po spostohen për në Champions League.

Edhe sepse, le ta pranojmë, tre italianet do të fitonin prestigj dhe para, shumë para. Milani nuk do që ta humbasë shpërblimin e madh.

Milan, objektivi gjysmëfinale!

Milani tashmë i ka tejkaluar pritshmëritë e këtij sezoni. Në Champions League, sigurisht! Nëse vitin e kaluar nuk arritën të kalonin as grupet, në këtë synohet kryesisht daljen në të tetat e kompeticionit. Por, Stefano Pioli dhe djemtë e tij ia dolën shumë më mirë se aq. Duke mposhtur Tottenhamin dhe duke kaluar në çerekfinale ata tashmë kanë arritur një sukses të madh, ndërsa kanë siguruar edhe të ardhura të mëdha nga UEFA. Gjërat mund të shkonin shumë më mirë nëse do të mundnin të eleminonin Napolin dhe të arrinin në gjysmëfinalen e kupës me veshë të mëdhenj.

Milan, arkëtimet nga Champions League

Siç zbulojnë kolegët e të përditshmes sportive Corriere della Sera, klubi rosoner, duke kaluar raundin, do të fitonte një tjetër maxi fitom prej më shumë se 20 milionë eurosh. 12.5 milionë vetëm nga kalimi në gjysmëfinale, pjesa tjetër nga të ardhurat e shitjes së biletave të stadiumit. Një hyrje e çmendur në këtë finale sezoni që do të na mundësonte të shtoheshin goxha fondet e investimeve për merkaton e ardhshme. Milani, sigurisht, do të bëjë më të mirën për të eleminuar Napolin në këtë tur, për këtë nuk ka dyshim. Por duhet të mendojmë se edhe rivalët kanë pikërisht të njëjtat ambicie.

Pra, do të duhet vëmendje maksimale, edhe sepse, deri më sot, dhe këtë e thotë renditja, Napoli është skuadra më e frikshme në Itali. Pastaj, sigurisht, mbërritja në gjysmëfinale, por moskualifikimi në Champions League e ardhshme do të ishte në vetvete një dështim për rosonerët. Milani duhet të jetë i kujdesshëm në finalen e këtij sezoni. Duhet bërë diçka e jashtëzakonshme që nuk është bërë kurrë më parë.

You might also like