
Carlo Ancelotti akoma nuk e beson: “Ndonjëherë zgjohem në mëngjes dhe…”
Trajneri i Real Madridit ka rrëfyer diçka në një intervistë për DAZN. Ai ka ka treguar edhe disa anekdota dhe histori nga karriera e tij
Është e vështirë për një trajner për të imagjinuar të mund të arrijë objektiva në karrierë siç i ka arritur Carlo Ancelotti. Ish-trajneri i Milanit dhe trajneri aktual i Real Madridit ka fituar vërtetë gjithçka që është për t’u fituar dhe sot konsiderohet si një nga më të mirët në historinë e futbollit.
Me triumfin e vitit të kaluar në La Liga, ai u bë trajneri i parë që ka fituar titullin e kampionit në të pesë ligat më të mira të Evropës. Në palmarèsin e tij janë edhe katër Champions League, si dhe shumë kupa në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare. Shpresa e 64-vjeçarit nga Emilia është të pasurojë më tej vitrinën e tij këtë vit, edhe sepse Reali i tij është ende në garë si në Champions League edhe në Copa del Rey.
Është bërë tashmë virale videoja në të cilën ai shkon në dhomat e zhveshjes së skuadrës pas fitores në El Clasico dhe u jep djemve të tij një ditë pushim. Ancelotti i uroi mirëseardhjen Diletta Leotta-s pak ditë më parë në qendrën sportive Valdebebas, për të treguar historinë e tij në një nga programet e DAZN. Ku zbulohen shumë nga deklaratat dhe anekdotat e tij të së kaluarës.
Intervista e trajnerit me DAZN
Nga pseudonimi Carletto, duke kaluar përmes eksperiencave të tij që i ri, deri në kulmin e karrierës në atë që ai e përcakton si klubin më të mirë në botë, pra me Realin. Ka shumë çështjet interesante që Ancelotti ofron në intervistë.
“Emocionet para ndeshjes janë gjithmonë të njëjta, – tregon trajneri – shqetësimet dhe tensionet që kalojnë në fillim të ndeshjes. Megjithatë, unë jam gjithmonë optimist dhe dua t’i jap skuadrës ndjenja pozitive”. Tekniku më pas shpjegon menjëherë se pavarësisht kalimit të viteve dhe shumë eksperiencave, adrenalina është gjithmonë e njëjtë.
Ancelotti ka qenë pjesmarrës për pesë sezone me Djallin si futbollist e më pas ka qenë trajner për tetë sezone të tjera. Zemra e tij, pra, siguron ai, është e ndarë ekzaktësisht përgjysmë mes Milanit dhe Realit. “Unë jam milanist dhe madridist, pesëdhjet me pesëdhjetë. Janë dy klubet me të cilat jam lidhur më shumë”.
Në këtë pikë, Leotta e pyet nëse do ta kishte imagjinuar ndonjëherë arritjen e këtyre niveleve. Përgjigja e tij: “Ndonjëherë zgjohesh në mëngjes dhe thua “Ku je?” Kam stërvitur vërtetë shumë kampionë, ka qenë dhe është një rrugëtim i mrekullueshëm, edhe sepse nuk është vetëm lojtari, por edhe njeriu”.