Milanistat, emocionet kuqezi

Capello: “Milan, Skudeto e merituar. Tani tre blerjet top për Evropën”

202
News

Fabio Capello, ish-trajneri i Milanit, ka dhënë një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’. Ja deklaratat e tij për rosonerët, fituesit e Skudetos së 19-të

Për festën e fitores së tringjyrëshit: “Nuk kisha parë kurrë diçka të ngjashme me atë që ndodhi ditët e fundit. Mijëra njerëz në rrugë, Piazza Duomo plot, një festë e jashtëzakonshme. Pritja më në fund u shpagua: ishte një tribut i drejtë dhe i merituar për atë që u bë gjatë gjithë sezonit”.

Për zotësitë kryesor të Stefano Piolit: “Aftësia për t’i përcjellë skuadrës dëshirën për t’u përmirësuar dhe bindjen për të qenë në gjendje t’ia dalë me të vërtetë. Ndërtoi një bazë solide që sezonin e kaluar dhe prej nga aty pretendoi të vazhdonte të rritej dhe u ndoq. Në periudhën e fundit kam parë një ekip të pjekur, të fortë që donte të fitonte më shumë se të tjerët. Pioli ishte një psikolog i madh, sepse para kësaj serie fitoresh patën qenë momente të vështira: ai diti të ndërhynte në lojë dhe në mendje. U vlerësua me çmimin Bulgarelli, ku unë jam President i jurisë: pata sugjeruar që tre muaj më parë t’i jepnim këtë mirënjohje”.

Capello për mundësitë që ka Milani për t’u rikthyer në majat e Evropës: “Ajo është një majë shumë më e vështirë për t’u arritur, ngjitja bëhet shumë më e vështirë. Konkurrenca është e pasur dhe e ashpër, mund të arrijë i pari me lojtarë të mëdhenj që bëjnë diferencën. Ky Milan ka një vizion strategjik të ndryshëm, shikon nga e ardhmja dhe jo nga e tashmja. Ndërkohë që për të konkurruar në Evropë, duhet parë sot, të merrën lojtarët të përgatitur menjëherë”.

Për majën e paarritshme europiane: “Jo, një zgjidhje ka. Ky është një grup interesant, mund të bëhet një minë me sahat nëse drejtuesit arrijnë të qëllojnë të paktën me tre blerje të tjera të rëndësishme. E kanë bërë tashmë”.

Për merkaton e bërë nga Milani vitet e fundit: “Pierre Kalulu është një zbulim, është i përqendruar, i vëmendshëm, ka hyrë në mënyrë perfekte në një rol që nuk ishte i tij në fillim. Ka bërë një hap të pabesueshëm në cilësi. Theo Hernández dhe Rafael Leão janë autorë lojrash të nivelit shumë të lartë, ia vlejnë çmimin e biletës. Lehtësia e vrapimit dhe delikatesa në prekjen e topit të Leão janë unike, askush nuk ka patur një kombinim të ngjashëm mes kampionëve të mëdhenj që kam stërvitur. Duket sikur dancon, është Roberto Bolle i futbollit. Bën gjërat e vështira në dukje me shumë thjeshtësi, pa pikë sforcimi. E teksa ai ikën, kundërshtarët mbeten të palëvizshëm. Dhe pastaj, sigurisht, Sandro Tonali: shprehja maksimale e pjekurisë së arritur nga ekipi. E pata vlerësuar te Breshia, e përgëzova Paolo Maldinin kur e morën: e pati humbur por e rigjeti vetveten, duke treguar kështu cilësi dhe kokëfortësi”.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe