Milanistat, emocionet kuqezi

Bremer – Milan: lajmi vjen nga Sky!

118
News

Milani me siguri do ta humbasë Alessio Romagnolin me parametër zero. Mbi tashmë ish kapitenin e rosonerëve do të ishte Monza, Lazio dhe Fulham, me futbollistin që do të donte të vishte fanellën biankoceleste, skuadër të cilën e ka mbështetur që në fëmijëri.

Edhe Matteo Gabbia mund të largohet. Ditët e fundit është folur për një interesim nga Sampdoria. Mirëpo Milan, nuk do të donte të privohej nga qendërmbrojtësi i tij i ri. Prandaj, rosonerëve iu nevojitet një një ardhje e re dhe me kontribut të rëndësishëm për mbrojtjen.

Bremer, Torino, Milan

Pas sfumimit të Botman, emrat e afruar me klubin milanez kanë qenë shumë. Të fundit, ato të Diallo, Hincapié dhe Kehrer. Megjithatë, është një emër që mbetet vazhdimisht në sfond në Casa Milan: bëhet fjalë për Gleison Bremer. Nuk është ndonjë lajm i ri që qendrërmbrojtësi brazilian i pëlqen Maldinit dhe Massarës, por Interi rezulton avantazh të mirë, falë marrëveshjes ekonomik me lojtarin.

I pyetur për këtë çështje në mikrofonët e Sky Sport, eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio ka konfirmuar avantazhin e nerazurrëve në negociata, por po ashtu ka saktësuar se nëse nuk do të arrihej diçka në të ardhmen e afërt, Milani do të ishte gati të fundoste goditjen dhe të provonte t’ia rrëmbente kushërinjve. Por vëmendje edhe nga konkurrenca e Premier League, një kampionat që e tundon (dhe jo pak) qendrën braziliane.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe