Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Bravo Mister! Por pse kaq shumë (kohë)? Ja kush është anësori i djathtë më i fortë në skuadër. Rinovimi i Leao: javë të nxehta

E shtunë pasdite, duke u larguar nga Milanello pas konferencës për shtyp të Pioli, ka pasur një klimë ndryshe ndaj ndeshjes në transfertë, në Napoli. Një klimë pozitive, me vetëbesim, sikur më në fund ishte gjetur veshja e skeletit. Dhe fusha tha se kjo përshtypje ishte e drejtë. Rikthimi në 4-2-3-1, i cili më pas u bë 4-3-3 në fazën pa top, e riktheu Milanin fuqishëm në zonën e tij të komfortit dhe cilësisë, duke shpërthyer në “Maradona” për të tretin vit radhazi. Një 4-0 e pastër, e paapelueshme, aty ku rosonerët vishnin kostumin që edhe i çoi të bëheshin në kampionë të Italisë. Do të ishte një nënvlerësim të thuash se mjaftoi rikthimi i Kruniç për të forcuar mesfushën, sepse performanca e skuadrës së mbrëmshme ishte e mrekullueshme, ku të tre linjat funksionuan në unison dhe në mënyrë të koordinuar për të bërë krejtësisht të pavlefshëm Kvaratskhelia-n dhe 90% të sulmeve të Napolit.

Por meqenëse ata që na ndjekin në mediat sociale do ma kenë dëgjuar ta them edhe më parë: Mister, vërtetë duhej kaq shumë për t’u rikthyer ata që ishim? Unë nuk rreshtohem te ata që mendojnë se kanë në dorë të vërtetën duke përkrahur kauzat e lojtarëve kundër trajnerit, por përgjigja që më erdhi nga ndeshja e mbrëmshme është elokuente. Mbrojtja me tre lojtarë ishte pakogjë, e cila e varfëroi prodhimin sulmues dhe e vendosi Leaon në pozitën që të mos mund të performonte më të mirën e tij dhe ky është një aspekt që duhet mbajtur parasysh. Sepse Rafa, i cili ka folur edhe për paraqitjen e tij pas ndeshjes së mbrëmshme, ka bërë atë që i kërkohet në çdo ndeshje, pra diferencën. E në kundërshtim me shumë mendimtarë, falënderoi trajnerin dhe shokët e skuadrës që i kanë qëndruar pranë gjatë këtyre dy muajve down, e me Milanin që ra pak poshtë bashkë me të në janar. Javët e ardhshme do të jenë të rëndësishme, sepse jemi në atë fazë ku duket se mund të arrihet edhe marrëveshja për rinovimin. Nuk do të jetë një zgjatje e gjatë, informacioni që disponojmë na tregon për një rinovim afatmesëm që mund t’i lejojë Milanit të ketë ende forcë në fazën e negociatave por edhe se Leao, nëse do të donte të largohej nga rosonerët për arsye ekonomike, të mos ta bëjë me zero kosto, gjithçka në kurriz të klubit rosoner.

Duke u rikthyer 4-2-3-1, aspekti tjetër që doli në këtë ndeshje është padyshim performanca e Brahim Diaz. Spanjolli, në organikën e Milani 2022-2023, është anësori i djathtë më i fortë që ka në dispozicion Pioli. Po, sepse e interpreton rolin në mënyrë false, duke u krijuar vështirësi interpretuese kundërshtarëve dhe duke u dhënë hapësirë ​​dhe opsione shokëve. Goli 0-1 i Leaos u shpik nga ai dhe që kundër Juves, duke u nisur nga ato anë, kishte bërë të bukurin dhe të shëmtuarin njëkohësisht. Respekt për Saelemaekers dhe Messias, por nëse Brahim është mirë, duhet të luajë atje për t’i dhënë cilësi dhe paparashikueshmëri fazës sulmuese, por edhe një dorë të madhe në tërheqje.

Fitorja ndaj Napolit është thelbësore për t’i dhënë një shtysë morale skuadrës, për vrapon e fundsezonit. Sfida e dyfishtë e Champions League, tani, është tashmë më e volitshme, por do të duhet një Milan format “Maradona” për të arritur objektivat e përcaktuara.

You might also like