
Brahim Diaz: “Receta kundër Napolit? Mbajtja e topit, ata nuk janë mësuar pa…”
Ishte ndër lojtarët që krijoi më shumë keqardhje në popullin rosoner, në fund të ndeshjes kundër Empolit. Brahim Diaz po kalon një moment të artë dhe tifozët milanistë, pasi e panë madhështore veprën në Maradona Stadium, po fërkojnë duart në pritje të ndeshjes së parë të Champions League me Napolin. Po ai? Beh, ai po shijon momentin: “Kur isha i vogël ishte e pabesueshme tek shikoja një ndeshje Champions League – ka rrëfyer për Starcasino-. Tani mund ta luaj vetë. Dhe ta bësh në një klub historik si Milani është shumë bukur. A jam një lojtar Championsi? Po, luaj për Milanin. Të gjithë jemi lojtarë Championsi dhe është për këtë pse jemi ndër tetë më të mirët në Evropë. E kemi merituar të ishim këtu: vitin e kaluar fituam Skudeton dhe këtë vit jemi ndër më të fortët në Evropë”.
Më pas, për rëndësinë e Milanit: “I ka përmirësuar karakteristikat e mia. Jam rritur kaq shumë këtu dhe duhet ende të rritem. Nëse më duhet të zgjedh një nga golat e mi, them atë kundër Juventusit, shumë i bukur. Por kush shënon, shënon. Unë dua thjesht të ndihmoj skuadrën të fitojë. Napoli? Teknikisht janë të fortë, por edhe ne. Është i rëndësishëm fakti që njihemi, është e ekuilibruar si ndeshje. Një cilësi për t’i vënë në telashe? Ka shumë. Njëra është kontrolli i topit gjatë ndeshjes sepse nuk janë mësuar të jenë pa të”.