Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Brahim Diaz: Mbërrin vendimi zyrtar

E ardhmja është e gjitha në duart e numrit dhjetë rosoner. Fjalët e trajnerit nuk lënë më dyshime. Ja çfarë mund të ndodhë

Është njeriu i momentit te Milani. Në fund të fundit ishte i tiji goli vendimtar për kualifikimin në çerekfinalet e Champions League.

Sigurisht që po flasim për Brahim Diaz, i cili nënshkroi rezultatin e ndeshjes së parë e si rrjedhojë edhe kualifikimin e Milanit. Numri dhjetë është bërë tashmë një figurë kyçe në skakierën e Stefano Piolit. Trajneri parmez vështirë se mund të heqë dorë nga ish-Mançester Siti kur Milani thirret për të bërë një ndeshje të rëndësishme: nuk është rastësi që nisi titullar edhe kundër Tottenhamit në Londër, pavarësisht një problemi të lehtë në gju që e pengoi të stërvitej në mënyrën e duhur.

Brahim Diaz është një titullar i Milanit e në hierarki përpara Charles De Ketelaere. E ardhmja e tij, megjithatë, mbetet për t’u shkruar.

Futbollisti, i cili 3 gushtin që vjen do të mbushë 24 vjeç, ndodhet përballë dy udhëkryqeve: atë mes Milanit dhe Real Madridit por edhe atë mes Spanjës dhe Marokut.

Flet trajneri i Marokut

Siç dihet, Brahim Diaz ka një pasaportë të dyfishtë që do t’i mundësonte të luante si për kombëtaren afrikane ashtu edhe për atë evropiane. Duket qartë se lojtari është më i prirur të veshë fanellën Roja por Diaz sigurisht nuk ka qëndruar indiferent ndaj përkëdhelive që vijnë nga Maroku.

Ju kemi treguar për takimin e Walid Regragui me futbollistin. Ka qenë vetë trajneri që e ka konfirmuar: “Shkova në Milano për ta takuar. Patëm një diskutim të sinqertë, dhe u tregua i sinqertë. Nuk jemi duke negociuar. Po kalon një periudhë refleksioni për të kuptuar se çfarë të bëjë mes Spanjës dhe Marokut, por do të jetë vendimi i tij”. Prandaj, për ndeshjet kundër Brazilit dhe Perusë, të planifikuara për 25 dhe 28 mars, nuk do të jetë. Brahim Diaz nuk është ndër të grumbulluarit, ndryshe nga ‘italianët’, Amrabat i Fiorentinës, Sabiri i Sampdorias dhe Cheddira i Barit.

E ardhmja te Milani

Sa i përket të ardhmes në klub, dje Pioli përdori fjalë të rëndësishme për të folur për Brahim Diaz: “Është një lojtar i kompletuar, ka cilësi të mëdha, shtytje, driblim, sakrifikohet dhe është bujar. Për mua është e plotë. Do të blihet përfundimisht? Jemi vetëm në mars, me të punoj shumë mirë dhe ai është mirë”.

Duket qartë se Pioli do të vazhdojë të mbështetet te talenti spanjoll, por duhet të negociohet me Real Madridin për të gjetur një marrëveshje: Milan do të përpiqet ta ulë çmimin prej 22 milionë eurosh, të rënë dakord para dy vjetësh. Kujtojmë se janë blancos ata që e mbajnë thikën në anë të dorezës dhe nga Spanja vazhdojnë të këmbëngulin se dëshira e Ancelottit dhe Perez është ta rikthejnë Diaz në kryeqytet.

You might also like