Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Brahim Diaz, çfarë mbrëmjeje në Maradona: dedikimi është i veçantë, e pamundur mos të të prekë (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme Milani befasoi të gjithë kampionatin e Serie A. Performancë sublime dhe perfekte në shtëpinë e kryesuesve të kampionatit, Napoli, dhe një fitore 4-0 që refuzon përgjigje.

Të gjithë futbollistët që zbritën në fushë në Maradona u paraqitën shkëlqyeshëm, si titullarët ashtu edhe ata që u futën në lojë si zëvendësues, duke filluar nga pankina.

Një lavdë e veçantë i duhet dhënë Brahim Diaz, i cili luajti një orë lojë si një kampion vërtetë i madh. Lojë dhe asist për 1-0 e Rafa Leaos, goli i dyfishimit që mban krejtësisht vetëm firmën e tij, i kompletuar me driblime në zonën napolitane dhe topin në rrjetë.

Brahim Diaz emocionon dhe mallëngjen: dedikimi për gjyshin pas golit

Moment magjik ky i Brahim Diaz me fanellën e Milanit. Numri 10 spanjoll, pasi ka dhuruar pasimin për në turin tjetër në Champions League me golin e shënuar ndaj Tottenhamit, po vazhdon të lartësohet edhe në kampionat.

Kur loja bëhet e ashpet, fantazisti i shkollës së Real Madridit nuk tërhiqet pas. Përkundrazi, ekzaltohet, siç u shfaq edhe dje në Napoli me lojëra mbi mesataren dhe një paraqitje vërtet konkrete dhe vendimtare.

Përveç asistit dhe golit, Diaz i ka emocionuar shumë tifozë edhe me një gjest simbolik. Pasi shënoi golin e 2-0 të rosonerëve, spanjolli festoi duke ngritur gishtat drejt qiellit, në një moment intim dhe shpirtëror që i goditi tifozët.

Shpjegimi i një gjesti të tillë ka ardhur nga rrjetet sociale: pas ndeshjes, Brahim Diaz përveçse ka shkruar për gjithë entuziazmin e tij për suksesin në Napoli, ia ka edhe kushtuar fitoren gjyshit të tij, i cili është zhdukur prej disa ditësh dhe me sa duket futbollisti i ri ka qenë shumë i lidhur me të.

 “Ky është Milani! Lojë e madhe skuadre, let’s go! Ky gol është për ty gjysh. U prefsh në paqe” – ka shkruar Brahim në postimin e publikuar në Twitter i cili i përmban të gjitha emocionet e tij të mbrëmjes së djeshme. Dedikimi emocionues për të afërmin e ndjerë tregon edhe pastërtinë e shpirtit të 10 milaniste.

You might also like