Milanistat, emocionet kuqezi

Bliz në Argjentinë: futbollisti ka thënë po

News

Është një futbollist amerikanojugor, që në këto momente po bëhet një lloj ‘crack’ merkatoje edhe në Evropë. Një talent i ri i mesfushës, i cili duket se do të tërheqë shumë klube nga Kontinenti i Vjetër.

Bëhet fjalë për një mesfushor, i cili në fakt di të luajë të gjitha rolet e gjysmëfushës, i cili quhet Enzo Fernandez. Një emër i zakonshëm, por në të njëjtën kohë një profil për të cilin në futbollin argjentinas flitet shumë dhe pozitivisht.

Mjafton të lexosh shifrat e tij: më 2022, me fanellën e River Plate, ka bërë 20 paraqitje (midis kampionatit dhe Copa Libertadores) me 8 gola dhe 6 asiste. Është e vështirë të gjesh një mesatare kaq të lartë për pjesëmarrje dhe gola të shënuar. Talent i ri, por i kompletuar dhe vendimtar.

Blitz i Moncada

Enzo Fernandez është një klas 2001, i rritur futbollistikisht në River Plate. Aftësia e tij për të shënuar në zonën gol e ka bërë objekt dëshire për shumë klube. Duke filluar nga Benfica, e duke kaluar nëpër dy skuadrat madrilene e deri te Interi. Por sipas asaj që shkruan sot Tuttosport, Milani do të ishte në pol për Fernandez.

Që në muajt e kaluar klubi rosoner ka lëvizur për 21 vjeçarin mesfushor argjentinas. Misioni i Geoffrey Moncada, krye vëzhguesi i Milanit, dukej se kishte goditur në shenjë. Gjykim i menjëhershëm pozitiv për cilësitë e Fernandez dhe kontaktet e para me shoqëruesit e lojtarit, të cilët i janë deklaruar entuziast për idenë e ardhjes në Milanello.

Megjithatë, oferta e parë për kartonin e Fernandez u refuzua: u propozuan 12-13 milionë plus bonuse, ndërsa River Plate kërkon shumën e klauzolës çliruese në kontratë që e ka prej 20 milionë dollarësh (rreth 18 milionë euro). Një shifër absolutisht brenda mundësive të AC Milan, por nevojitet përshpejtimi në aferë për të mos rrezikuar humbjen e përparësisë mbi lojtarin.

Problemi është se në Casa Milani, duket se gjithçka është e ngrirë për momentin në pritje të ndryshimit të pronësisë. Këtë javë RedBird duhet të mbyllë marrëveshjen me Elliott, por deri në closing zyrtar dhe adaptimin e pronarëve të rinj vështirë që merkato Milan të zhbllokohet.

Rreziku është që Enzo Fernandez të rikthehet në shënjestrën e rivalëve të tjerë. Mesfushori virtualisht i ka thënë ‘po’ Milanit, klubi i parë që u shfaq konkretisht në derën e River për ta blerë. Por në qoftëse nuk shpejtohet ekziston rreziku që të humbasim një talent kaq pastër e të gatshëm.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe