Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Berlusconi: Leao “prej Milani”, më kujton më të mëdhenjtë e Milanit tonë. Tek Milani do sillja një nga Haaland ose Mbappe dhe një fjalë zemre

Me rastin e ndeshjes sonte Napoli-Milan në Serie A, e para nga tre ndeshjet mes kampionatit dhe Champions League, ka folur edhe Silvio Berlusconi, ish-presidenti legjendar i Milanit dhe pronar aktual i Monzws. Mes shumë gjërave, Berlusconi ka kujtuar Napoli-Milan të kohës së tij: “Kaq shumë kujtime, kaq shumë emocione. Mbi të gjitha, më emocionon tek mendoj për duartrokitjet që publiku i mrekullueshme i Napolit na dha në fund të ndeshjes. Dëshmi e stilit dhe sportivitetit të jashtëzakonshëm, një nga arsyet pse Napoli është dhe do të jetë gjithmonë në zemrën time. Nga ajo ndeshje nuk mund të harroj një Gullit të mrekullueshëm, të pakrahasueshëm, dy golashënues të jashtëzakonshëm si Virdis dhe Van Basten, por edhe një gol të mrekullueshëm nga Maradona nga një gjuajtje e lirë. Një nga ato mrekullitë futbollistike që vetëm ai dinte të bënte”.

Leao “prej Milani”

Silvio Berlusconi ndaloi të që flasë edhe për Kvaratskhelia dhe Leao, me portugezin favorit për t’iu shtuar tek të mëdhenjtë e Milanit të tij: “Janë dy lojtarë shumë të mëdhenj që kanë karakteristika të ndryshme. Ndoshta Kvaratskhelia është një lojtar më i kompletuar, por Leao është më “prej Milani”, ka një stil loje që në momentet e mira më kujton më të mëdhenjtë e Milanit tonë”.

Hapa të gabuar

Nuk ka munguar edhe komenti mbi sezonin aktual të rosonerëve të Stefano Piolit, të cilët bërë disa hapa false, veçanërisht në muajt janar dhe mars: “Duhet të them diçka: Unë jam gjithmonë një tifoz i Milanit dhe padyshim që i shoh çështjet e rosonerëve me vëmendje të madhe. Por jam edhe ish-president i Milanit dhe sot president i një tjetër skuadre të Serie A. Mund të them vetëm se kam shumë respekt për Piolin dhe se ai i Milanit është me të vërtetë një sezoni i çuditshëm, paksa me faza të lëkundura. Milani ka luajtur ndeshje mjaft të bukura , por ka pasur dështime të pashpjegueshme.”

Një mesazh nga zemra…

Në fund të intervistës Berlusconi pyetet se kë do të sillte tek Milani nëse do i jepej mundësia. Përgjigja e qartë me një nga “Haaland ose Mbappe”. Por ish presidenti rosoner shton: “Por më lejoni ta mbyll këtë intervistë me një “Forca Milan”, që më vjen nga zemra”.

You might also like