Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Bastian Schweinsteiger: “Finalja e Champions League do të jetë…”

Kanë mbetur edhe pak më shumë se 24 orë nga ndeshjes e madhe në Diego Armando Maradona Stadium midis Napolit dhe Milanit. Rreth orës 23:00 të së martës 18 prill do të dimë se cila nga dy skuadrat italiane do të kualifikohet për në gjysmëfinalen e Champions League. Më pas do të mjaftojnë edhe 24 orë të tjera për të pasur një pasqyrë të qartë të shortit dhe për të njohur kundërshtarët e gjysmëfinales. Falë fitores 2-0 në Lisbonë, janë nerazurrët deri tani që e kanë një hipotekë të mirë për kalimin e turit, duke rritur në mënyrë eksponenciale shanset për të parë një derbi tërësisht italian në gjysmëfinale.

Pas ndeshjeve të para çerekfinaleve, tre sfida tashmë duken mjaft të tensionuara. Përveç Interit të lartpërmendur, në fakt, në gjysmëfinale më shumë se një këmbë kanë vënë edhe Real Madrid dhe Manchester City. Ndërkohë që përmes profilit të tij Twitter, ish-mesfushori Bastian Schweinsteiger ka bëri parashikimin e tij për finalen e Champions League.

Schweinsteiger ishte një mesfushor historik i Bayern Munich dhe Manchester United. Përveçse ka ngritur në qiell një Champions League me klubin bavarez, Schweinsteiger është kurorëzuar edhe si kampion bote më 2014 me Gjermaninë. I vetëdijshëm për rezultatet e ndeshjeve të parë çerekfinale, Schweinsteiger i është përgjigjur një prej ndjekësve të tij në Twitter duke bërë edhe parashikimin e tij për finalen Champions League 2023. Kampioni teutonik beson te kuqezinjtë e Stefano Piolit, aq sa i sheh ata si finalistët e mundshëm. Sipas tij, në fakt, në aktin konkluziv të kompeticionit më të lartë evropian në Stamboll do të përballen Manchester City dhe Milan.

You might also like