BASHKËPUNO
Nëse i dashuron ngjyrat kuqezi, je tifoz me Milanin dhe të pëlqen të komentosh ndeshjet e Milanit, mund të bëhesh një nga ne. Jemi të disponueshëm të shtojmë në teamin tonë elementë që dinë të shkruajnë me pasion, kompetencë dhe ironi. Dhe që kanë durim dhe këmbëngulje për të lexuar.
Meqë ra fjala, kërkojmë edhe një video editor që të na ndihmojë me realizimin e videove për kanalet tona sociale.
Kërkohet një njohje e mirë e gjuhës shqipe, anglishte dhe italishte e këto të jenë të bashkuara me disponibilitetin të paktën për disa orë në javë. Bashkëpunimi me Milanistat.net bazohet në pasionin për Milanin dhe shpirtin e skuadrës. Nuk është parashikuar ndonjë lloj shpërblimi. Nëse dëshironi të jeni një nga ne, na kontakto duke na dërguar një prezantim të shkurtër.