Milanistat, emocionet kuqezi

Asensio, pagë e lartë, por pistë e nxehtë: arsyeja pse është një nga favoritët

19
News

Milani, e ka përfshirë emrin e Marco Asensio të Real Madridit midis kandidatëve në rresht të parë për të përforcuar treçerekfushën e skuadrës Kampione aktuale të Italisë. Bëhet fjalë për një profil të talentuar, fleksibël, i adaptueshëm si në të djathtë ashtu edhe në qendër të 4-2-3-1 të Stefano Piolit.

Merkato Milan, Asensio është një nga favoritët

Një aferë, që mund të mbyllet me 20 deri në 25 milionë euro. Por për Asension, do të ishte për t’u kapërcyer problemi i pagës. Aktualisht, te Real Madridi, fantazisti klas ’96 tashmë përfiton tashmë 5 milionë euro neto në sezon dhe për të kaluar diku tjetër kërkon, të paktën, të përfitojë të njëjtën shumë.

Sidoqoftë, sipas komenteve të mediave të ndryshme sportive, situata e tij kontraktuale mund ta shtyjë të arrijë në një kompromis. Asensio, në fakt, do të arrijë në skadencë kontrate me ‘Blancos’ pas një viti, më 30 qershor 2023. Klubi i Florentino Pérez nuk ka ndërmend t’ia rinovojë kontratën. Por as për ta humbur me parametër zero pas dymbëdhjetë muajsh.

Marrëdhëniet e mira mes Milanit dhe Real Madridit, pra, mund të shërbejnë edhe një herë për të lehtësuar transferimin e majorkanit te rosonerëz. Nga ana tjetër, lehtësimet tatimore të parashikuara nga Dekreti i Rritjes do të ishin të dobishme për t’iu afruar kërkesave ekonomike të Asensio.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe