
Ancelotti: Do ta doja Milanin në finalen e Stambollit, jo në çerekfinale
I intervistuar nga mikrofonët e Movistar, në përfundim të ndeshjes së Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool, trajneri i Blancosve, Carlo Ancelotti, foli kështu për ndeshjen që përfundoi 1-0 falë golit të Karim Benzema: “Kemi luajtur mirë, nuk u mbrojtëm me bllok të ulët. Bëmë lojën që donim të bënim”.
Trajneri italian vazhdoi duke lavdëruar Liverpoolin: “Është një klub zotërinjsh. Bënë homazhe për Amancio dhe ishte shumë e mirë nga ana e tyre”.
Së fundi, Ancelotti përfundoi me një mendim në lidhje me shortin për çerekfinalen e Champions League: “Me kë të përballemi në çerekfinale? Nuk e di, por Milanin do ta doja në finalen e Stambollit, jo në çerekfinale”.