
Analogjitë dhe ëndrra / Roma-Milan 1-1: si në 2007, krahasimi që i tëbon tifozët – FOTO
Një barazim, kundër Romës, në një revansh, që sjell ndër mend atë të sezonit 2006/2007: tërbohen tifozët nëpër rrjetet sociale
Mbërrimi në kohë shtesë barazimi i Milanit, gjë që i bëri sërish të buzëqeshin tifozët rosonerë, pasi patën prekur dramën (sportive, sigurisht) pas golit të Abraham.
Një ndeshje e shëmtuar që u luajt në Olimpico, me shumë faulle dhe me shumë e shumë ndërprerje. Giallorosët mbyllën çdo hapësirë, duke mos i lënë mundësinë Djallit që të bëhet vërtet i rrezikshëm. U përpoq dhe goxha madje në pjesën e dytë Rafael Leao, me shpërthimet dhe lojërat e tij të zakonshme, por zona ishte shpesh shumë e zbrazët për të menduar që të lëndohej Rui Patricio.
Kështu, pas një kundërsulmi të papritur, të mirënisur nga Celik dhe të përfunduar nga Abraham, Milani rrezikoi humbjen në rikuperim të plotë. Mirëpo tifozët kryeqytetas nuk patën kohë as të brohorisnin kur ia mbërriti goli i barazimit të Alexis Saelemaekers.
Belgu, më parë, kishte pasur edhe disa raste të tjera për t’u bërë i rrezikshëm, por nuk pati arritur t’i shfrytëzonte siç duhet. Por në krosin e Rafael Leaos, sërisht vendimtar, në minutën e 96-të nuk gaboi duke bërë të gëzonte të gjithë botën Milan, që mbetet kështu i mbërthyer në vendin e katërt, edhe pse vetëm se ka shënuar më shumë se Roma.
Analogjitë dhe ëndrra
Aksioni që çoi në gol anësorin e Piolit na ka sjellë ndërmend atë që më 31 mars 2007, në ditën e tridhjetë të Serie A, pati bërë Gilardinon të barazonte llogaritë. Një tjetër një me një, nëpërmjet një asisti të Pirlos, nga një goditje dënimi, por me një parabolë praktikisht identike me atë të Leaos.
Krahasimi i sugjeruar nga Milan Zone, në profilin e tij në Twitter, dukshëm i ka tërbuar tifozët dhe mendja i ka shkuar në fundin e atij sezoni, të cilin të gjithë e mbajnë mend shumë mirë.