Milanistat, emocionet kuqezi

Albertini: “Skudeto? Milani ka 60% mundësi. Tonali si Conte”

News

Kanë mbetur vetëm 180 minuta nga përfundimi i kampionat dhe më pas do të dimë se cila skuadër do ta ketë fituar titullin aq shumë të lakmuar. Kurrë si këtë vit nuk e kemi parë Serie A kaq të luftuar dhe lufta është ende e hapur, edhe dy ndeshje kanë mbetur. Milan ka një avantazhin falë 80 pikëve dhe lidershipit në klasifikim, por me kushërinjtë nerazurrë ndjekin vetëm me dy pikë larg. Edhe dy ndeshje intensive për të dyja skuadrat milaneze, që do të luftojnë deri në minutën e fundit. Pikërisht për luftën skudeto ka folur edhe Demetrio Albertini, duke ndërhyrë në mikrofonat e Gazzetta dello Sport. Ja çfarë ka thënë ish rosoneri:

Sfidën për kreun e klasifikimit, ish futbollisti e komentoi kështu: “Para ndeshjes kundër Veronës mendoja se Milani kishte pak më shumë se 50 për qind të fitores finale. Tani jemi në një 60 për qindësh të mirë. Do të jetë e vështirë ndaj Atalantës, por shoh një ekip gati, të vetëdijshëm. Dhe me cilësi të mëdha: thonë se Milani është më i miri nga më të këqijtë dhe më bëjnë të buzëqesh sepse nuk është aspak ashtu. Milani është demonstrimi që me punë mund të arrish majat dhe të kapërcesh limitet e tua”.

Për Sandro Tonalin tha: “Shoh veten te ai, por golat dhe sulmet janë më shumë alla Conte. Sandro di si të përshtatet, siç bënte Antonio. Në fushë luan fort, por për të qenë lider duhet kohë, nuk mjafton një super sezon. Mua më kujton shumë Antonio Conten. Një mesfushor ndërhyrës, që di të luajë për ekipin, por që ka karakteristika të rëndësishme individuale, një tërheqës”.

Sa vlen sot Sandro Tonali: “Sot për sot nuk ka çmim, së pari sepse nuk është në merkato dhe pastaj se sezoni nuk ka mbaruar ende. Nëse do të fitonte kampionatin, parametrat mund të ndryshonin dhe vlera e tij mund të kalonte edhe 50 milionët. Më thoshte Pioli: “Ai dhe Leao kanë ndryshuar”.  Më kanë mbetur në mendje sepse faktet e konfirmojnë”.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe