Milanistat, emocionet kuqezi

A e dinit që…?

News

…i kanë dhënë 14 penallti në favor gjatë gjithë sezonit dhe 4 kundër në të gjitha kompeticionet zyrtare, ndërsa ne 8 penallti pro dhe 7 kundër? Hehe, po, po, dhjetë me një… Jo, nuk e dinit sepse me të drejtë mendoni për diçka tjetër dhe punoni me mendje të lirë. Por ndoshta nuk e dinit edhe sepse ata që bënin llogaritë u fshehën. U zhdukën, humbën plotësisht. Nga Roma…, Torino, nga ku të doni, çdo kërkim është i kotë. I mbani mend ato? Po, ata që dilnin nëpër TV dhe nëpër rrjetet sociale me shenjën në gjoks që tregonin numrin e penalltive në favor të Milanit, siç bënin një herë e një kohë, gjatë viteve të paharrueshme 70-80, Radikalët heroikë të Marco Pannellës? Po pra, pikërisht ata, numraxhinjtë u zhdukën. Humbën.

Një vit më parë teza e tyre ishte: i kanë dhënë shumë penallti Milanin, ndaj dhe ato që janë për t’u dhënë, mjaft. Nuk i duhet dhënë më. Nuk janë politikisht korrekt. Për ne të përulurit në ndershmëri, megjithatë, penalltitë nuk janë, nuk ekzistojnë, janë tretur plotësisht në ajër. Tani, duke i lënë mënjanë batutat, në Milanello e dinë se penalltia është një gjest teknik dhe se duhet dhënë. Dhe se nuk është e nevojshme një penallti apo shumë penallti për të drejtuar fatet e një sezini, sepse për të bërë atë nuk duhet vetëm një bilbil i pafat apo një gol me dorë i shënuar mjeshtërisht.

Le të kthehemi tek ne, nesër do të arbitrojnë Orsato dhe Irrati, pra penalltitë e pësuara, për shembull nga Allegri, këtë sezon, nuk do të kenë aspak ndikim. Do të fërshëllehen vetëm gjërat serioze. Thjesht sa për ta ditur. Ekzaktësisht, për ata si ne që mendojnë vetëm për të luajtur, mjafton vetëm ta dinë.

A e dini djema se na ka ftuar në festën e tyre? Kanë fituar, me meritë, nuk diskutohet, por në vend që të festonin për veten e tyre, folën për ne, vetëm për ne. Kuqezi, kush nuk kërcen është kuqezi. Edhe të mërkurën në mbrëmje, edhe teksa mendonim vetëm për stërvitjen tonë të së enjtes, qemë protagonistë të padiskutueshëm edhe gjetkë. S’e di nëse do të jetë një motiv më shumë për të bërë mirë, por festat eventuale (ekstra eventuale, shumë eventuale) do të ishin super eventualisht të bukura për ne dhe vetëm për ne, për veten tonë dhe për njerëzit tanë, pa i ndikuar me rivendikimet e të tjerëve. I duam shumë, shumë ngjyrat tona, ngjyrat tona janë aq pjesë e jetës sonë dhe në rrahjet tona të zemrës, saqë ëndrrat tona kompletohen vetëm me ne dhe me dëshirën për t’u përqafuar, pa patur nevojë për hapësira mikrofonash për t’u tallur me kujtesën e ardhshme.

A e dini djema se sa herë që luajmë një ndeshje, duket sikur kemi përballë tre, katër kundërshtarë të vërtetë? Pas Fiorentinës ishte vulnusi i sektorit të të ftuarve, pas Cholitos ishte 5 maji dhe babai i tij, pas Gasperinit është “pendimi” i atyre që kanë mashtruar prej vitesh, pas Sassuolos do të jenë miqësitë e gjithkahershme. Jemi të rrethuar, sigurisht që jemi. Por jo në rreth, sepse ne jemi të zotët të arsyetojmë vetëm në një kundër një, ne dhe fusha, ne dhe kundërshtari, ne dhe gjërat që duhet të bëjmë për të qenë vetvetja siç Stefano Pioli ju ka mësuar vazhdimisht.

Meqë ra fjala, ju kujtohet kjo fjali? Pikërisht Pioli, i cili sapo pati ardhur, menjëherë pas humbjes në fushën e Romës tha, ju thoshte dhe e tha dy vjet e gjysmë më parë: “Këtu, te Milan, duket se fitimi, barazimi ose humbja janë e njëjta gjë… nuk bën diferencë… ndërsa në realitet bën gjithë diferencën e botës”.

Sot, e dini, sot e keni kuptuar. Dhe e kanë kuptuar edhe tifozat, populli i pamasë Milanist. E dini, janë tifozë që në San Siro kanë fërshëllyer Riverën, Van Basten, Seedorf. Kanë shije të hollë, dinë të lexojnë, dinë të kuptojnë e të dallojnë. Tifozët tanë nuk i tërheq pas vetëm me një prekje. Dhe nëse, siç e kujtoi Ivan Gazidis i emocionuar, të dielën paraqitjet e tyre sezonale do të jenë një milion (pavarësisht 5 mijë në Milan-Spezia dhe Milan-Juve, 1 pikë në 2 ndeshje, të gjitha të pranuara pa hapur gojën dhe pa rekurs) , nëse nga gushti e deri më sot kanë ardhur për t’ju parë nga 192 vende të ndryshme të botës, nëse pas ndeshjeve të së dielës në mbrëmje kthehen në Milano (në tribunën tonë) edhe në orën 10 të mëngjesit të ditës tjetër, nëse jetojnë, pulsojnë dhe vuajnë për ju, është sepse i keni bindur. E kanë kuptuar që po jepni gjithçka, me zemër e kthjelltësi, me shpirt e me mendje. Vazhdoni, për hir të qiellit, vazhdoni.

A e dinit se me Orsaton në San Siro (është thjesht një statistikë, betohem, kam vlerësimi më të lartë për ta), ne nuk kemi fituar që nga 6 janari 2010? A e dini që me Atalantën nuk kemi fituar në San Siro që nga 6 janari 2014? Një tabu statistikore për t’u hequr qafe është gjithmonë një sfidë e bukur, dy në një janë edhe më shumë. Në fund të fundit, sfidat e fushës dhe të futbollit, të topit dhe të sportit, janë ato që edhe ju preferoni, ato që në gjendjen tuaj të re dhe të pakontaminuar shpirtërore ju japin çdo ditë shpirt e motivim. Çfarë precedentësh, çfarë epokash historike, ia vlen djema. Forca!


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe