Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

50 milionë për supersulmuesin: Champons ia “dhuron” Milanit

Ndër ndërhyrjet që tifozët rosonerë presin në verë është edhe blerja e një bomberi të vërtetë në sulm. Reparti ofensiv ka nevojë për një qendërsulmues të aftë për të dhënë garanci të rëndësishme për sa i përket golave.

Sot sulmi i Milanit mbështetet shumë mbi 36-vjeçarin Olivier Giroud, ende i aftë për të bërë diferencën, por që ka nevojë për një alternativë më të re. Eksperti francez dëshiron të luajë gjithmonë, por edhe ai duhet të menaxhohet. Për Stefano Piolin do të ishte e rëndësishme të kishte një tjetër sulmues dyshifror përsa i përket golave.

Origi dhe Ibrahimoviç, e ardhmja në pikëpyetje

Sot alternativat e Giroud quhen Divock Origi dhe Zlatan Ibrahimoviç, të cilët deri më tani kanë shënuar vetëm 3 gola në total. Siç dihet, suedezi u rikthye pak më shumë se një muaj më parë dhe për këtë arsye nuk ka mundur të japë kontributin që shpresonte. Tani është kthyer në formë të mirë dhe ka dëshirë të madhe për ta ndihmuar skuadrën të arrijë një tjetër kualifikim në Champions League.

Ibrahimovic e ka thënë disa herë se është i lumtur te Milani, por qëndrimi i tij nuk është aspak i sigurt. Kontrata i skadon në qershor 2023 dhe drejtuesit do të vlerësojë nëse do ta rinovojë apo jo. Është një lojtar që shkon për 42 vjeç dhe që nuk mund të japë garanci të mëdha për sezonin e ardhshëm. Edhe një lamtumirë nuk do të befasonte.

Edhe përsa i takon Origi ka mjaft pasiguri. Të gjithë prisnin më shumë prej tij, duke marrë parasysh përvojën e fituar me Liverpoolin. Dihej se nuk ishte golashënues, por dy golat e shënuar deri më tani përfaqësojnë një rezultat shumë të dobët. I ardhur me parametër zero, nuk duhet të jetë problem të hidhet në merkato në rast se vendoset për t’u shitur.

Merkato Milan, sulmues i ri nga Seria A?

Milani po monitoron disa qendërsulmues për të ardhmen. Ka shumë emra që i pëlqejnë drejtuesve, edhe pse sot është e vështirë të kuptohet objektivi kryesor i Maldinit dhe Massarës. Sigurisht në listën e profileve të pëlqyera është edhe Rasmus Hojlund, 20-vjeçari i Atalantës.

Bomberi i ri ka shënuar 8 gola dhe 2 asiste në 25 paraqitje për nerazurrët. Ai shpërtheu më 2023, pas një pjese të parë të sezonit në të cilin iu desh të përshtatej me Italinë. Kohët e fundit ka qenë protagonist edhe me Danimarkën, duke shënuar 5 gola në dy ndeshjet kundër Finlandës (hat-trick) dhe Kazakistanit (dygolësh).

La Gazzetta dello Sport sqaron se Hojlund është monitoruar edhe nga Milani kur luante për Sturm Graz, por ishte Atalanta që besoi tek ai duke investuar bukurinë e plot 17 milionë eurosh. Tani klubi bergamask e vlerëson qendërsulmuesin danez në 50 milionë. Objektivi është ta mbajnë edhe një sezon, por pa u kualifikuar në Champions League mund të vendosë të vlerësojë ofertat që do të mbërrijnë. Të shohim nëse Milani, ndoshta i kualifikuar në Champions League e ardhshme dhe me paratë nga shitja e mundshme e Rafa Leaos, do ta bëjë një përpjekje.

You might also like