
29 tetor 2011: Milan, Nesta shënon golin e fundit në karrierë
Ishte 29 tetori i 2011 kur Alessandro Nesta shënoi golin e tij të fundit me fanellën e Milanit, që do të ishte edhe i fundit në karrierën e tij. Ndeshja në fjalë ishte Roma-Milan, e fituar për 3-2 nga rosonerët e Massimiliano Allegrit përpara mbi 45 mijë tifozëve.
Nesta, goli i fundit në karrierë
Një shenjë e fatit për ish kapitenin e Lazios, që shënoi kundër giallorosëve pikërisht në qytetin e tij të lindjes, në Romë. Nesta shënoi golin e dytë rosoner të asaj dite. Dy të tjerët u shënuan nga Zlatan Ibrahimoviç. Për Romën e trajnerit Luis Enrique, shënuan Nicolas Burdisso dhe Bojan Krkiç, me këtë të fundit që vitin pasardhës kaloi pikërisht te Milani.
Shifrat me Milanin
Me atë gol, arriti kuotën 10 gola me Milanin në 10 sezone. Totali i paraqitjeve ishte 326. Djalli, Kampioni në fuqi i Italisë, mori 3 pikë të rëndësishme në Romë pas një fillim kampionat jo aq entuziazmues.