Milanistat, emocionet kuqezi

21 futbollistët e Skudetos: Ja kush janë të gjitha bjerjet e bëra nga Maldini nga 2019

70
News

21, fitore e madhe zbavitëse. Filmi i Jim Sturgess dhe Kevin Spacey për të shpjeguar investimet e Maldinit. Drejtori teknik i rosonerëve, në një intervistë për Gazzetta, ka folur për 21 lojtarë të marrë nga 2019 deri më sot, shtylla kurrizore e Milanit kampion. Mes basteve të fituara, shpagimeve, blerjeve dhe huave, ja lista e plotë.

PORTIERË

Gardianët e skudetos. Sipas renditjes kohore, numri i parë Një i marrë nga Maldini ka qenë Ciprian Tatarusanu, në verën 2020. Katërmbëdhjetë prezenca, 9 këtë vit. Vendimtare penalltia e pritur ndaj Lautaros në derbin e ndeshjes së fazës së parë që përfundoi 1-1. I dyti është Mike Magic Maignan, pas Gigio, zgjedhja më e vështirë e goditur në 101%. Francezi, i ardhur nga Lilla, kampion i Francës për 15 milionë euro, fitoi Skudeton me 17 cleen sheet dhe 21 gola të pësuar. Tonali e ka quajtur “brava”. Manifesti i skautizmit dhe planifikimit. Këtyre duhet t’i shtohet edhe Antonio Mirante, i marrë si portier i lirë i tretë, por që nuk është përdorur asnjëherë, në asnjë ndeshje zyrtare.

MBROJTËS

Lista është e gjatë. Më i shtrenjti është Fikayo Tomori, i blerë nga Chelsea në verë për 28 milionë, pas gjashtë muajsh të demonstruar në një lartësi të madhe. Ndjek Theo, i bindur në Ibiza përballë një kafeje dhe shndërrohet në një yll absolut. Coast to coast kundër Atalantës ka bërë xhiron e botës. Ka kushtuar 20 milionë, sot vlen trefish. Një tjetër francez është Pierre Kalulu, një bast miliona dollarësh që është bërë i sigurt. Ai dhe ‘Fik’ e blinduan mbrojtjen ndeshjet e fundit, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rikthimin e titullit në Milanello. Pa harruar Kjaer, i cili mbërriti pas gjashtë muajsh si rezervë në Atalanta dhe u shndërrua në një kolonë të palëvizshme. Aktualisht është ende në bokse me një dëmtim në gju. Më 2021 ai u shpagua për 3.5 milionë. Ndërsa, Florenzi është huazuar me të drejtë blerje prej 4.5 milionë euro (akord i afërt). Këtyre i shtohet edhe Ballo-Touré, i blerë nga Monaco për 5 milionë por asnjëherë protagonist. Senegalezi nuk ka bindur asfare dhe në fund të sezonit me siguri do të thotë lamtumirë. I fundit në listë është Leo Duarte, 25 vjeç, një aferë 11 milionëshe më 2019, aktualisht i huazuar te Istanbul Basaksehir në Turqi.

MESFUSHORË

Me përjashtim të Kessie, i blerë më 2017, reparti u ndërtua tërësisht nga Maldini dhe Massara, përfshirë blerjet dhe huazimet. Emri i parë është Tonali, një investim 20 milionë euro në total, që është bërë emblema e kursit të ri. Këtë vit ka zhvilluar një sezon top me 5 gola, përfshirë atë vendimtar ndaj Lacios. Pas tij Ismail Bennacer, metronomi me këmbë të bukura, i blerë nga Empoli së bashku me Kruniç më 2019. I pari erdhi për 17 milionë, tjetri për 8. E mbyll listën e investimeve Alexis Saelemaekers: i ardhur në janar 2020, belgu kushtoi rreth 3.5 milionë. Një jolly i gjithpërdorshëm. Më pas vijnë të huazuarit, Brahim Diaz, Bakayoko dhe Messias, të gjithë me çmime të ndryshme. Nëse francezi largohet nga Milanello në fund të vitit, do të duhet të bëhen vlerësime për spanjollën dhe brazilianin. Shlyerja e Diaz do të kushtonte 22 milionë (Reali ka të drejtën e riblerjes në 27), Junior 5. Të shohim se si do të shkojë. Gjithçka do të varet nga ardhja e pronësisë së re.

SULMUESIT

Qershia mbi tortë është Leao, ylli i padiskutueshëm i kampionatit të sapofituar me 11 gola dhe 10 asiste, tre prej të cilëve ditën e fundit. I paguar 24 milionë, ka një klauzolë çliruese 150. Investime të tjera: Rebiç nga Eintracht, Giroud nga Chelsea dhe Ibra si lojtari i lirë. Zlatan e mbajti premtimin ndaj skuadrës, vetes dhe mbi të gjitha ndaj tifozëve: “Do ta rikthej titullin në Milanello”. U tha, u bë. Blerja e fundit në rend kronologjik ka qenë 18-vjeçari Marko Lazetiç, një talent serb i ardhur nga Crvena Zvezda në janar 2022 (asnjëherë i përdorur në kampionat). Një aferë prej 4 milionësh. Koha do të tregojë nëse është goditur apo jo.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe